Qyteti i Korçës është në përgatitje e sipër të edicionit të radhës së Festës së Birrës.E cila do të mbahet prej dt 18- 22 gusht. Mendohet se Korça Beer Fest ,do të ndiqet nga 100 mijë turistë dhe do të mbahet në Terminalin e Ri të Autobusëve, në hyrje të qytetit. Këngëtari serb Goran Bregovic do të jetë një nga të ftuarit special të këtij viti, por ai nuk do të këndojë falas .Bileta më e lirë për ta parë atë do të jetë 10 mijë lekë të vjetra (ose një mijë lekë të reja). Bregoviç do të vijë në Shqipëri për të performuar më 22 gusht nga ora 21:00
https://www.instagram.com/p/CSaIVQXMRx2/?utm_medium=copy_link


