Paguanin 87.500 € në javë për vilën, detaje të reja nga arrestimi i burrit të Angela Martinit në Mykonos

Detaje të reja kanë dalë lidhur me arrestimin e bashkëshortit të modeles, Angela Martini, Dragos Savulescun, i cili ka rënë në pranga në Mykonos, teksa po bënte pushime luksoze me bashkëshorten, Angela Martini. Këtë herë janë mediat greke, ato që kanë shkruar, duke e cilësuar modelen shqiptare si shkaktare të arrestimit. Ka qenë pikërisht fotot e publikuara nga Angela në rrjetet sociale, që ndihmuan Interpolin për të gjetur vendodhjen e miliarderit.

Një ditë pasi raportoi se bashkëshorti miliarder i Angela Martinit u arrestua se bënte jetë luksi dhe shpenzime mijëra euro në restorantet dhe baret e ishullit të famshëm Mykonos, gazeta greke “Protothema” zbulon të tjera detaje.

Producenti i filmave, Dragos Savulescu dhe bashkëshortja e tij, modelja shqiptaro-zviceriane, Angela Martini, po shijonin pushimet në ishullin luksoz grek në një vilë me qira ku paguhet 87.500 euro për një javë.

Angela Martini është munduar të tregohet e kujdesshme duke mbajtur të fshehur lokacionin, por ka qenë një mikeshë e tyre, e cila ishte në grupin që po pushonte në Mykonos që ka zbuluar vendndodhjen në foto. Partnerja bukuroshe e miliarderit, Angela Martini, i fiksoi fotot që postoi në profilin e saj në Instagram nga vila luksoze shumë e shtrenjtë në ishull, duke sinjalizuar një alarm për Autoritetet e Policisë Rumune, shkruan Protothema.Tashmë pritet që Savulescu të dalë para gjykatës në Mykonos për të konfirmuar urdhër -arrestin evropian të lëshuar në emrin e tij.

https://www.instagram.com/p/CRBwFQ8MWzU/?utm_medium=copy_link

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.