Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi vijon të jetë në kërkim nga policia shqiptare, pasi akuzohet për organizimin e protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Prej 7 muajsh, reperi i njohur Stresi ndodhet larg Shqipërisë,ku ai ka jetuar në Londër bashkë me miqtë e tij .Përmes një postimi në Instagram, Stresi ka treguar se do të vijë brenda muajit gusht në Shqipëri. Gjithashtu ai ka kërcënuar të gjithë ata që nuk e kanë mbështetur duke ofenduar me fjalë banale.
“Kaluan shpejt 7 muaj menduan që s’do kthehem hahahaha. Shihemi këtë muaj, kur ju që nuk latë gjë pa thënë për mua dijeni që do ju q***”,-shkruan Stresi në llogarinë e tij të Instagram në story.

