Nuk ka fund fatkeqesia per familjen Haxhiaj ne fshatin Asim Zeneli ne Gjirokaster. Pas bashkeshortit qe u dogj nga zjarri apokaliptik i para disa diteve, sot mesohet se ka nderruar jete edhe bashkeshortja. Tatiana Haxhiaj, 60 vjeç, kishte djegie ne mbi 80% te trupit. Pas disa ditesh mjekimi ne spital ajo nuk ia doli dot ta fitonte betejen me vdekjen. Gruaja behet keshtu viktima e dyte e zjarreve ne Shqiperi. Kujtojmë që 64-vjeçari u asfiksua nga tymi duke mbetur i bllokuar mes flakëve. Çifti Haxhija kishte 2 fëmijë, njërin që ishte me studime në Tiranë, dhe një tjetër që jeton në fshat. Ky i fundit u përpoq të lidhej me prindërit në telefon, por këta të fundit nuk përgjigjeshin. I shqetësuar ai komunikoi me të afërmit duke dhënë alarmin. Ndërkaq mësohet se çifti Haxhiaj banonte në një shtëpi dykatëshe. Fatkeqësisht kryefamiljari u asfiksua nga tymi, duke mbetur mes flakëve, çka vështirësoi identifikimin e tij. Bashkëshortja mori gjithashtu djegie të shumta në trup dhe ndërroi jetë sot , pas rreth një jave .

