Adriatik Lapaj: “Gratë dhe vajzat police të mos dalin patrullë gjatë natës,se mund të jenë të fejuara apo martuara…krijohen edhe probleme në familje”

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj i propozoi zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Albert Dervishaj që vajzat dhe gratë të shmangen nga patrullat në orët e natës për shkak të vështirësisë. Lapaj deklaroi se turni i natës nuk është për vajzat dhe gratë pasi ato kanë nevoja personale.


Adriatik Lapaj:Mendoj se është e padrejtë. Ato janë vajza dhe gra. Ku mund të shkojë një grua për të bërë nevojat personale në mes të natës. Ato janë punonjëse që duhet të bëjnë me turne por duhet të qëndrojnë në zyra. Turni i natës nuk është për nënat dhe gratë. Kanë nevoja personale. Ajo mund të jetë e fejuar apo e martuar. Krijohen edhe probleme në familje”, deklaroi Lapaj.

Dervishaj u shpreh se një pjesë e përgjegjësisë në lidhje me këtë punë është marrë nga vetë ato.

Kemi 15-15% vajza dhe gra. Kemi trajtuar sa kemi mundur në zyra, pranë vendeve ku mund të integrohen. Një pjesë e punonjësve të policisë janë vajza.“Kemi 15-15% vajza dhe gra. Kemi trajtuar sa kemi mundur në zyra, pranë vendeve ku mund të integrohen. Një pjesë e punonjësve të policisë janë vajza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: