Artan Hoxha: “40% e policëve janë me kredi…kur e mendon ne sot jemi 5 vite pasi kemi nisur reformën për drejtësi…”

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në ABC në emisionin Bardh a Zi, niveli bazë i pagesës së një polici sot në vendin tonë është 43 mijë lekë. Hoxha u shpreh se 40% e punonjësve të policisë kanë kredi për të shlyer.

Artan Hoxha tha :


Niveli bazë i pagesës së një polici në Shqipëri është vetëm 43 mijë lekë. Çdo i ri me këtë pagesë a mbijeton dot. Duhet të ketë nivelin e pasionit në shkallën sipërore që të përballojë jetesën. 40% e punonjësve të Policisë së Shtetit janë me kredi”, deklaroi Hoxha.

“Të kërkosh sot kur kemi grupe kriminale që kanë buxhet më të madh se ministria e Brendshme. Pistoletat që përdor policia e shtetit janë tokarev. Tek veshja vihet një rrip dhe në kllëf futet pistoleta.

Ne sot jemi 5 vite pasi kemi nisur reformën për drejtësi. Gjyqtarë dhe prokurorë i filtruam. Tani as prokurori as gjyqtari nuk bëjnë arrestim. I bëjnë këta që nuk dinë ku i zë nata. Çdo komisariat policie ka pasur mensë sidomos për ata që punonin larg vendit të banimit. Sot nuk ekzistojnë me. Edhe RENEA që është repart special nuk merr ushqim”, tha ai.