Mark Marku: “Nëse dikush do i bënte “Foltore” Berishës, do ishte rrahur 10 herë në ditë..”

Pedagogu Mark Marku ka analizuar situatën në PD, teksa akuzon ish-kryeministrin Sali Berishën se ka shkatërruar demokracinë në këtë parti. Marku kritikoi nga emisioni “Opinion” dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të cilin e cilësoi “miting”. Më tej, Marku tha se nëse dikush do të kishte marrë iniciativën që të zhvillonte “Foltore” në kohën që drejtonte Berisha PD, do të ishte dhunuar nga njerëzit e tij.


“Nëse ka një njeri që ka shkatërruar demokracinë në PD është Sali Berisha dhe ata që e kanë mbështetur gjatë pushtetit të tij absolut. Këta e kanë zgjedhur kryetarin e PD, Lulzim Bashën me 80% të votave dhe tani duan të mbledhin Kuvendin me 1/3 e delegatëve.

Ka filluar takimet Sali Berisha, nëse do i kishte bërë dikush foltore Berishës do ishte rrahur 10 herë në ditë. Ai fillimisht shpall nga mitingjet shpall ditën e Kuvendit, kandidaturën e tij dhe se do të mbrojë kandidaturat e tjera dhe tani shikojnë se do bëjmë një miting më të madh dhe do sjellim demokracinë në PD,”-tha Marku.