Gili befason me ndryshimin në pamje/ Merr gjithë vëmendjen në fotot e reja…

Ndonëse ka kohë që nuk ka lançuar një projekt të ri muzikor, Gili është mjaft aktive në rrjetet sociale duke u qëndruar afër fansave me foto të ndryshme nga përditshmëria. Por, këngëtarja e mirënjohur, Gili, ka befasuar me imazhet që ka publikuar së fundi në llogarinë e saj në Instagram.Ajo u paraqit me një ndryshim në pamje, flokë të gjata bionde dhe grim më të theksuar duke i dhënë kështu një dukje rinore, e cila mori shumë vëmendje. Këngëtarja 55-vjeçare nuk ka dhënë detaje nëse ky ndryshim është për përgatitjen e ndonjë kënge të re, por kjo mbetet të shihet në ditët në vazhdim