Lëkundje tërmeti në vënd,ja sa ishte magnitura

Një tërmet me magnitudë 3.0 rihter është ndjerë mëngjesin e sotëm në pjesën qendrore të vendit.Sipas EMSC epiqendra e tërmetit ka qenë 13 km nga Elbasani në afërsi të Krrabës, ndërsa lëkundja është ndjerë edhe në Tiranë.Në muajt e fundit janë ndjerë një sërë lëkundjesh në vendin tonë, ku më e forta ishte ajo e datës 21 shtator.