Tronditet Greqia /I riu vret kumbarën me thikë për 2,000 euro dhe e lë në bodrumin e pallatit

Të shokuar janë banorët e zonës së Nea Jonit në Volos, por edhe e gjithë Greqia, pas lajmit për vrasjen e 75-vjeçares nga fëmija që kishte pagëzuar.Autori ka shqetësuar edhe në të kaluarën autoritetet për shkak të precedentëve penalë,pasi ka qenë i akuzuar për përdorim droge dhe vjedhje. Autori mëngjesin e së enjtes, ka vizituar kumbarën dhe i ka kërkuar para. Ajo, duke qenë e pasur, e kishte mbështetur në të kaluarën dhe e kishte ndihmuar në mënyra të ndryshme, me shpresën se do të ndryshonte kurs, thonë njerëz nga mjedisi i tyre i ngushtë. Por kësaj radhe, 75-vjeçari duke ditur të kaluarën dhe zakonet e tij, nuk ka pranuar t’i japë shumën prej 2000 eurosh.


Kur ajo refuzoi, kumbari i saj nxori një thikë dhe e goditi atë më shumë se 20 herë në fytyrë dhe trup. Akoma më tragjik është fakti se në momentin e vrasjes në të njëjtën shtëpi ndodhej edhe djali i 75-vjeçares, e cila po përballet me probleme të rënda shëndetësore .Djali i saj, për shkak të gjendjes së tij, nuk e kuptoi vrasjen e nënës së tij.

Pas aktit të tij të rëndë, ai ia ka mbështjellë trupin me çarçafë dhe jorgan dhe më parë i ka mbuluar gojën me shirit izolues. E ka tërhequr zvarrë në ashensor, ku janë gjetur njolla gjaku dhe e ka transportuar në bodrumin e pallatit, ku ka lënë trupin e saj. Ndërkohë, sipas mediave vendase, gruaja e zhdukur që prej të enjtes së kaluar, më 4 nëntor, është denoncuar e humbur nga motra e saj.

Burimi :Zougla.gr