Xhirot e shumta tërhoqën vëmëndjen e policisë / 30 minuta para atentatit, policia kishte ndaluar për kontroll dy të rinjtë

Erigers Mihasi e Armando Dumani të cilët u vranë sot në atentat janë kontrolluar nga efektivët e policisë vetëm 30 minuta para se të ekzekutoheshin në zonën e “Politeknikut”. Vëmendjen policisë mësohet se ia kanë tërhequr xhirot e shumta që po bënin të rinjtë. Kështu, mesohet se 32-vjeçari po drejtonte mjetin e llojit “Audi” brenda të cilit u vra në momentin që një efektiv i Policisë Rrugore e ndaloi dhe i kontrolloi dokumentacionin e nevojshëm. E njëjta procedura rezulton të jetë ndjekur edhe me Armando Dumanin, 26–vjeçarin që ishte pasagjer. Më pas, të lirë të dy kanë vijuar rrugën drejt Astirit ku dhe u ulën në një bar-kafe. Pak minuta më vonë, në rrugë u zunë pritë atentatorët dhe i ekzekutuan në semafor.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: