Enkelejd Joti zgjidhet drejtori i ri i RTSH/ Ja sa vota mori nga Këshilli Drejtues

Këshilli Drejtues i RTSH-së ka zgjedhur këtë të hënë drejtorin e ri, pas votimit të nëntë anëtarëve të bordit. Me shtatë vota apo tre të pestat, në krye të RadioTelevizionit Shqiptar është zgjedhur Enkelejd Joti. Katër kandidatë ishin në garë, përfshi Iris Luarasin, Laureta Roshin dhe Moza Haxhiaj. Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen. Ai ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës, dhe vjen me më shumë se një dekadë eksperiencë menaxheriale në një prej kompanive më të fuqishme mediatike. Gara u hap pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, për korrupsion me tenderat, ndërsa aktualisht këtë post po e mban provizorisht Martin Leka. Drejtori i RTSH-së votohet në Kuvend.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: