I la vajzën shtatzënë/ Revoltohet babai Maqedonas shkon të vrasë me sëpatë shqiptarin 49-Vjeçar….

Një qytetar maqedonas me banim në Macerata është arrestuar nga policia italiane pasi tentoi të vriste me sëpatë një shqiptar. Punëtori 49-vjeçar mësoi se vajza e tij, 19-vjeç, kishte mbetur shtatzënë nga një shqiptar, shumë vite më i madh se ajo, dhe me fëmijë.Ai bleu një sëpatë dhe shkoi me makinë në punishten e këpucëve artizanale ku punonte shqiptari, me synimin për ta përdorur si armë kundër tij.Pronari i firmës telefonoi karabinierët të cilët mbërritën dhe e ndaluan, duke i sekuestruar edhe sëpatën, e gjatë 70 cm dhe me peshë 1.4 kilogramë, si dhe disa thika të përmasave të mëdha, të cilat iu gjetën pas kontrollit të mëvonshëm në banesë shkruajnë mediat italiane.