Ditën e sotme, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore pranë DVP Korçë, në kuadër të javës për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, kanë zhvilluar një aktivitet sensibilizues, me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Pandeli Cale”, në Korçë.Shefi i këtij Sektori Kryekomisar Lefter Hysi, në prononcimin e tij për mediat, shprehu rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor, respektimin e sinjalistikave horizontale e vertikale, mospërdorimin e pijeve alkoolike ose celularit gjatë drejtimit të mjetit, kufizimin e shpejtësisë.
Gjithashtu foli edhe mbi aksidentet rrugore, shkaqet e tyre, numrin e personave të lënduar/viktimave, përfshirjen e konsiderueshme të këmbësorëve në to dhe mënyrat se si mund të parandalohen. Nxënësit e shkollës, në shenjë sensibilizimi, veshën jelekët e verdhë dhe ju shpërndanë fletëpalosje me këshilla, drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të rrugës, në mënyrë që të tregohen më të kujdesshëm për të mbrojtur jetën e tyre dhe të të tjerëve.
#Respekto_rregullat_e_qarkullimit_rrugor!🚦⛔🚸🛂
#Mbro_jetën_tënde_dhe_të_tjetrit!✅








