Befasi e këndshme/ Telefonata që emocionoi dhe përloti Arjola Demirin

Sonte (e premte) një befasi e këndshme dhe emocionues në Big Brother VIP ka ardhur për aktoren, Arjola Demiri. “Vëllai i Madh” vendosi që njërit prej banorëve të i ofrohet mundësia që të flas me një person të afërt nga jashtë përmes një telefonate.Të gjithë banorët unanimisht vendosën që kjo mundësi të i ofrohej Arjolës, e cila kërkoi të fliste me fëmijët e saj. Pas më shumë se 48 ditësh qëndrimi brenda, aktorja për herë të parë dëgjoi zërin e fëmijëve të saj, në një moment që u përcoll me shumë emocione, ku përveç saj u përlotën të gjithë banorët. Ndërkohë, kujtojmë që sonte nga shtëpia e Big Brother VIP u largua modeli dhe ish-futbollisti, Kledi Hysa.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: