Qarku i Korçës është nën petkun e bardhë të borës. Gjatë natës, në lartesitë mbi 900 metra ka patur reshje bore me shtrirje në gjithë akset rrugore, ndërsa temperaturat janë ulur në -3 gradë. Trashësia e borës varion nga 5 cm deri në 20 cm. Gjashtë mjete borëpastruese u angazhuan për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve me qëllim lehtësimin e qarkullimit rrugor.

Gjatë natës Kontrakotorët e Mirëmbajtjes Dimororë kanë punuar për pastrimin dhe kriposjen.
Qarkullimi i mjeteve ne akset rrugore nacionale dhe turistike si :Korçë-Ersekë-Leskovik, Korçë-Dardhë. Korçë-Voskopojë, kryhet pa problematika.
Aktualisht temperaturat mesatare është -1 gradë, ndërsa moti është pjesërisht i vrenjtur. Kontraktorët po vazhdojnë mirëmbajtjen nisur edhe nga parashikimet e motit se reshjet e shiu dhe dëborës do të vazhdojnë.






