Joana Elmasllari 17 vjeçe u dërgua në gjendje të rëndë drejt Tiranës mëngjesin e sotëm . E plagosura ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ajo kishte pësuar dëmtime ne kockën e legenit, në kokë dhe në të gjitha organet e brendshme. Aksidenti tragjik ndodhi dje në aksin nacional Korçë-Bilisht në kryqëzimin e fshatit Plasë rreth orës 19:45 ndërsa në të u përfshinë një mjet tip Toyota me drejtues Besnik Cakollari dhe një mjet tip Renault me drejtues Jetnor Lumani. Goditja e mjeteve ka qenë aq e fortë saqë edhe nxjerrja e të plagosurve nga mjetet ka qenë e vështirë duke u dashur edhe ndërhyrja e mjeteve zjarrfikës. 3 prej personave të plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
