Belind Këlliçi: “Vetëm nëse tërhiqet Berisha, garoj për kryetar të PD por Doktori nuk e nje indietron

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi deklaron se nëse Sali Berisha do të tërhiqej nga gara, do të kandidonte për kryetar i Partisë Demokratike. Në emisionin e “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, Këlliçi la të kuptohet se me Berishën në lojë nuk ka vend “për garë”.

Pjesë nga intervista:

Arian Çani: Sa shanse ka të bëhesh kryetar i ri i PD-së nëse doktori tërhiqet nga gara?

Belind Këlliçi: Kjo do të ishte interesante, ky është i vetmi skenar. Por doktori njihet për një detaj që unë kam thënë dhe këtu tek ty: Nuk bën hap pas, nuk e njeh indjetron.

Arjan Curi: Nëse doktori do të tërhiqej, por do të caktonte Këlliçin, ka shumë shanse.

Arian Çani: Jo, pa caktuar njeri po flasim, në këtë kohë që po flasim?

Arjan Curi: Është 50 me 50.

Arian Çani: Pse kush e konkurron Këlliçin brenda Partisë Demokratike?

Arjan Curi: Brenda PD-së nuk e konkurron njeri sepse konkurrimet bëhen brenda foltores, pastaj nga ana tjetër janë Gazi, Alibeaj dhe Jorida, këta nuk e konkurrojnë dot. Brenda foltores mund të ketë 2.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.