E rëndë në Korçë/ Vdes në lokal 45-vjeçari,ja dyshimet e para

Një 45 vjeçar në Korçë, ka ndërruar jetë në ambientet e një lokali. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin S.L. 45 vjeç. Sipas uniformave blu, nga hetimet paraprake dyshohet se 45 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Më datë 10.04.2022, rreth orës 13:35, në lagjen nr. 8, Korçë, në ambientin e një lokali, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi S. L., 45 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime trupore. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale.”-thuhet në njoftimin e policisë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.