Kryeministri Edi Rama në përfundimit të Kongresit të PS në një komunikim për mediat u shpreh se është i gatshëm të shkojnë në SPAK për të dhënë deklaratat e tij në lidhje me personat që ai i quan koka e korrupsionit. Ai i referohet aferave të mëdha, duke nisur nga Gërdeci, 21 janari etj. Sipas Ramës, qeveria është në mbështetje të drejtësisë dhe këtë e tregon edhe fakti nuk i kanë dalë në krah socialistëve që janë arrestuar.
Rama tha:
Kuçedra e korrupsionit duhet të goditet në kokë. Nëse duan ta dinë kush është koka unë jam i gatshëm që nesër të shkoj atje t’ja tregoj prokurorëve të SPAK-ut. Jemi në kushtet kur drejtësia e drejtë tani ka filluar të shfaqet në jetën e shqiptarëve, pas 500 vjetësh.Ne jemi të parët që po shikojmë goditje të drejtësisë në kampin tonë, sepse bëhet fjalë për ministra të mandatit të parë, por nuk po i nxjerr nga kampi. As po çuditemi dhe as po lëshojmë një piptimë. Po mbajmë një linjë të ashpër parimore. Ne jemi me drejtësinë dhe me asnjë individ. Kjo nuk do të thotë që kjo të merret si dobësi. Që meqë këta nuk flasin dhe na mbështesin ne po bëjmë normën duke kapur arka me peshk. Dicka nuk shkon. Që nesër jam gati të shkoj atje dhe ti vë në dispozicion njohurinë time si person i interesuar nëse kanë nevojë për ndonjë ndërhyrje në memorie”.
Për sa u përket prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar Rama u shpreh se duhet të justifikojnë pasurinë, në rast të kundër duhet që SPAK të ndërmarrë veprime ndaj tyre.
“Ata që nuk e justifikojnë dot tek SPAK pasurinë duhet të shkojnë në burg. Ata që nuk kanë bërë drejtësi dhe kanë qenë në një marrëdhënie mëkati përmament mëkati. Këta gjykatës e prokuror duhet të jenë të kryqëzuar. Se kanë nxjerr të poshtëruara gra e nëna që kriminelët më mostra u kanë marrë jetën. Këta i nxirrnin në shëtitje nga salla e gjyqit. SPAK bën mirë të vërë në rendin e ditës këto. Drejtësia e re do të shkruhet vetëm kur godet në 360 gradë. Në të gjitha pjesët e gradëve. Në PS e kanë gjetur hapur derën. Nuk i ka penguar askush” shtoi Rama.
