Aksident i rëndë në Maliq / “Benz-i” ‘fluturon në ajër’ 13-vjeçarin me biçikletë…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Orman në Maliq, ku në bazë të informacioneve paraprake bëhet me dije se një automjet tip “Benz” ka përplasur një 13-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes së fortë, i mituri ka marrë plagë të rënda dhe u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Policia bënë me dije se ka vënë në pranga shoferin e makinës dhe e ka shoqëruar në komisariat.

Maliq/Informacion paraprak

Me datë 12.04.2022, rreth orës 20:40, jemi njoftuar se në rrugën e fshatit Orman, Maliq, shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.