Një nënë e re, e cila u bë një yll i suksesshëm në faqen për të rritur, “OnlyFns”, pasi humbi punën në zyrë për shkak të lockdown në 2020, ka treguar shumën e madhe që fiton në 1 muaj.23-vjeçarja, Audrey Aura, e nisi duke fituar 14 dollarë në ditë e më pas 38 mijë dollarë në muaj. Gruaja austriake shprehet se roli përfshin shumë më tepër se sa “bërja e selfieve seksi”.Në vitin e saj të parë në këtë faqe në internet, Audrey punonte më shumë se 100 orë në javë dhe nuk merrte ditë pushimi për muaj të tërë.
Jam ende duke u rikuperuar nga puna e tepërt dhe jam e kujdesshme që të marr më shumë kohë për kujdesin ndaj vetes tani”, ka treguar e reja.

Tani, 23-vjeçarja, tha se e kalon pjesën më të madhe të ditës duke biseduar me fansat, duke biseduar dhe planifikuar përmbajtjen dhe marketingun në mediat sociale. Madje Audrey ka shtuar se në majë do të nisë një “masterclass” për t’u mësuar yjeve aspirantë të “OnlyFans” truket e tregtisë.
Krijimi i përmbajtjes për llogaritë e mia të mediave sociale kërkon më shumë kohë sesa përmbajtja për “OnlyFans” e mia aktuale”, tha Audrey. Kjo e fundit shtoi më pas se e “kalon pjesën më të madhe të ditës në divan ose e ulur pranë kompjuterit, zakonisht ende e veshur me pizhame”.
“Realizoj fotografi në disa ditë të muajit. Kaloj shumë kohë duke biseduar me fansat se si kaluan ditën aso si e kaluan në punë, apo për hobit e tyre”, tregoi e reja.
Sipas saj, abonentët janë në kërkim të përvojës personale dhe kjo nuk do të thotë gjithmonë “angazhim seksual”.
