SARANDË- Dy vëllezër të mitur, kanë mbetur të plagosur dhe kanë përfunduar në spital në Sarandë, pasi janë goditur me thikë nga një 43-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 në Sarandë. Mësohet se i mituri me iniciale K.G, 17-vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve bashkë me vëllain e tij. Forca të shumta të policisë janë vënë në kërkim të autorit I.D 43-vjeç, i cili dyshohet se është person me precedent penal.
Policia ka nisur kontrollet dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Vitet e fundit Saranda ka regjistruar disa ngjarje kriminale rresht. Nga një qytet i qetë vite më parë, sot është kthyer në një qytet me kriminalitet më të shtuar për shkak të mpleksjes së interesave të shumta në biznes, trafikun e drogës dhe turizmit.
