Armina Mevlani është mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram. Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory dhe pyetjet që i janë drejtuar nga fansat kanë qenë të ndryshme.Një ndjekës e pyeti moderatoren…
“Ku do të zgjidhje të jetoje mes Parisit, Milanos, Londrës dhe New York-ut?”- shkruan nje ndjekës.
“Milano është shtëpia ime e dytë duke qenë se po punoj me disa projekte atje. Por nëse do të zgjidhja, unë gjithmonë e kam dashuruar New York-un”- shkroi moderatorja në përgjigjen e saj, vetëm se ka një problem, se sa kohë të jetë e lidhur me Shkëlzen Berishën, s’do shkojë dot
Megjithatë nuk kanë munguar as pyetjet deri diku në lidhje me jetën private, pasi një ndjekës e pyeti blogeren se kur mendon se është mosha ideale për t’u bërë prind.
Nuk ka një moshë! Ajo ndihet përbrenda, kur ju të jeni gati dhe kur të ndiheni të plotësuar nga ana shpirtërore.”- shkroi blogerja.
Një tjetër ndjekëse e ka pyetur Arminën në lidhje me problemet shëndetësore duke i kërkuar edhe këshilla. “Si i ke trajtuar? Kam dëgjuar nga ty që ke pasur probleme me PCOS…(Sindroma e vezores policistike)”, pyet ndjekësja.
“Po dhe nuk e kam fare problem ta pranoj. Pikë së pari duhet të bëni një analizë hormonale për të kuptuar problemin. Pastaj e kam trajtuar me kontraceptivë (të cilët nuk e këshilloj sepse sap oi lë kthehesh në pikën A). Fillova të bëj kërkime dhe këto gjëra funksionuan për mua për balancën hormonale. Pasi i bëra të gjitha këto kam një cikël të rregullt”, shkruan Armina.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




