Sazan Guri: “Origjina e Krishtërimit, u përhap nga Durrësi dhe pastaj tek popujt e tjerë”

Sazan Guri njihet si ambjentalist, shkencëtar, avokat, historian, filozof, mendimtar, zeooteknik, dhe së fundmi si kandidat për president. Ai vijon të befasojë me studimet e tij që hedhin poshtë jo vetëm historinë e Shqipërisë por edhe historinë e botës. Ambjentalisti thotë se krishtërimi u përhap nga Durrësi. Ky përfundim vjen në vazhdën e studimeve të tij për dhallin dhe kosin pellazg që ai propozoi të merret në mbrojtje nga UNESCO.

“Banorët e parë të krishterë ishin legjionarët dhe kolonët romakë të Durrësit e në vazhdim feja e re u përqafua nga ilirët.

Nga Durrësi, krishterimi u përhap në qytetet e tjera të Epirit të Ri, si Kruja, Lezha, Shkodra, Skampa, Bylisi, Apollonia, Berati, Amantia, Vlora, etj. Në shekujt IV – VI mb.e.s, u formuan bashkësitë e para të krishtera dhe u ngritën ndërtesat e kultit, si bazilikat, baptisteret (pagëzimoret) dhe kishat në Durrës, Shkodër, Lezhë, Mat, Trafandinë, Apoloni, Pult, Tiranë, Elbasan, Berat, Ohër, Vlorë, Sarandë, Butrint, Gjirokastër, madje edhe më në jug, deri në Arta.

Fig. – 8 Hartë e shekujve të parë pas krishtit, ku dukshëm bie në sy pjesëmarrja e shtetit apo provincës Ilire, e cila mbizotëron në këtë gadishull me vetë emrin e saj e krahasuar për nga roli me gjithë etnitë e veta si me Dakët, me Panonianët, më lart në hierarki se Maqedonët dhe Azia e vogël e kësaj kohe.

Ajo përfshin popujt e Dardanisë, së Epirit, të Dalmacisë, të Tribalëve, të Thrakëve, ku ende nuk bëhët fjalë për zbritje të sllavëve që dtth se Tribalët janë veçse ndër popujt fisnik Ilirë”, shkruan Guri.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.