Nga Meta tek Rama / Ja mesazhi që percjellin për Ditën e 1 majit…

Sot në Ditën e 1 Majit, pak veta protestuan për të drejtat e tyre, ndërsa mijërat e tjerë dolen dhe festuan nëpër restorante. Kryeministri Rama u kujdes t’ju kujtonte punëtorëve se duhet të kalojnë një të dielë të qetë.

Ja se çfarë postoi kryeministri sot:“

Me falenderimin nga zemra për të gjithë njerëzit e punës që bënë realitet projektin e rindërtimit, pa të cilët nuk do mund t’u kthenim dot buzëqeshjen familjeve të prekura, ju uroj të diel të qetë”.

Pra larg protestave!

Kurse Presidenti Meta postoi mesazhin:

“1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një ditë reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.
Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.
Kjo situatë duhet të marrë fund!
Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale.
Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!” (Ilir Meta)

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: