Një makinë është djegur afër tunelit Tiranë-Elbasan dhe kjo ka shkaktuar bllokim të trafikut. Sipas njoftimeve paraprake rruga është bllokuar afër tunelit Tiranë-Elbasan. Makina ka marrë zjarr gjatë kohës që ka qenë në levizje si pasojë e një defekti teknik ,ndërsa nuk ka të lënduar si pasojë e flakëve.
Njoftimi i policisë:
“Me datë 04.05.2022, në tunelin Tiranë-Elbasan, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin G. Q. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet ne njoftimin e policise.
