Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka denoncuar një skandal sipas tij pasi prej 9 vjetësh rruga Korçë- Ersekë është e papërfunduar.Duke rikujtuar një deklarate të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, sipas cilës në Dhjetor të vitit të kaluar deklaroi se kishin përfunduar 91% e punimeve dhe tha se vetëm për pjesën e mbetur janë akorduar 17 milionë euro shtesë për 9% të punimeve.
Salianji tha :
“Rruga e cila është tenderuar në vitin 2013 Korçë- Ersekë prej 9 vitesh vazhdon të jetë e papërfunduar. Jo vetëm të jetë e papërfunduar, por nëse tenderimi për rrugën ka shkuar dhe ka qenë për lotin e dytë 19 milionë euro, në dhjetor ministrja ka thënë që 91% e punimeve ka përfunduar, ndërkohë që tani jepen 17 milionë euro në mënyrë abuzive për një segment të vogël rrugor dhe kështu po bëhet për çdo punë publike në këtë vend”, deklaroi Salianji.
