Ekipi i Zhoze Murinjos mbëriti në aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas. Charteri me të cilin udhëtuan verdhekuqtë nga “Fiumicino” u ul në pistën e Rinasit, për t’u nisur menjëherë drejt Mak Albania Hotel (ish-Shertaton), ku ekipi roman do të akomodohet gjatë dy ditëve qëndrimi në Shqipëri. Ndërsa pak minutave më parë, shikohet se si skuadra e drejtuar nga Special One shkon drejt hyrjeve të fushës së stadiumit të Arenës Kombëtare jo për t’u stërvitur, por thjesht për t’u njohur me terrenin e impiantit të finales.
🐺 #ASRoma 🛬🇦🇱 #UECLfinal pic.twitter.com/baLePlEF1P
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 24, 2022
Radha e Romës, Kumbulla me shokë zbresin në Air Albania pic.twitter.com/2YMOqsTk7i
— KorcaBlog.com (@korcablog1) May 24, 2022
