Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë kthyer mbrapsht dhe në këto momente po udhëtojnë drejt Italisë rreth 80 tifozë problematikë. Policia i kthen me traget në Itali tifozët problematik që shkaktuan një kaos të paparë më parë mbrëmë në rrugët e Tiranës, duke bërë mjaft dëme. Identifikimi i tyre është bërë në bashkëpunim me Interforcën dhe ambasadën italiane.
Të shoqëruar nga policia ata kanë mbërritur në port pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Vendimi për largimin nga vendi të tifozëve problematikë erdhi pas akteve të dhunshme të tyre në zona të ndryshme të kryeqytetit, si një reagim i shpejtë për të siguruar një ndeshje sportive larg akteve të dhunës dhe tensionit që po karakterizon këtë ndeshje të madhe europiane. Mbrëmjen e sotme, në orën 21:00 do të luhet finalja e Conference League, në stadiumin Air Albania.
