E trishtë/ Humb jetën Bjorni, 18-vjeçari që u aksidentua pak ditë më parë …me motor

Një lajm i trishtë është bërë publik pak minuta më parë. Mësohet se Bjorni Papri, i riu nga Elbasani i cili u aksidentua para pak ditësh teksa ecte me motor ka humbur jetën. I riu ndodhej i shtruar në spitalin e Traumës në kryeqytet prej disa ditësh dhe ditën e sotme ai ka humbur betejën me jetën. Dhimbje e madhe për familjen e tij.Pas aks.identit, familjarët e tij kërkuan ndihmë e shqiptarëve për të dhuruar gjak për ta mbajtur në jetë ëngjëllin e tyre, por që sot mbylli sot përgjithmonë.Për këtë ngjarje pati shumë dyshime në fakt, nga mënyra si ndodhi. Në një video që qarkulloi ato ditë në rrjetet sociale shihet se si makina e drejtuar nga një zonjë përplas motorin. Për habinë e të gjithëvë, zonja është e lënë e lirë me justifikimin se ka një fëmijë 3 vjec dhe është dënuar nga prokurorja në fjalë thjesht me arrest shtëpiak.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.