Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotmë Librazhd. Mësohet në anë të lumit Shkumbin, afër fshatit Mirakë, Librazhd, është gjetur e pajetë shtetasja Nexhmije Hasani rreth 48 vjeçe. Dyshohet se gruaja në fjalë i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.05.2022, në anë të lumit Shkumbin, afër fshatit Mirakë, Librazhd, është gjetur e pajetë shtetasja Nexhmije Hasani rreth 48 vjeçe, banuese në Mirakë, Librazhd, e cila dyshohet të jetë vetëmbytur.Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
