Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe u referuan materialet në Prokurori e filloi procedimi penal për 2 të tjerë.
Janë proceduar administrativisht gjithsej 647 drejtues mjetesh📝
4 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 4 masa për përdorim të pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit.
19 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 2 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë vendosur 158 masa administrative për qendrim të gabuar.
Janë tërhequr gjithsej 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 447 masa administrative për shkelje të tjera, të ndryshme.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për_më_shumë_siguri_rrugore👮🚓
