Tammy Abraham tregoi se ka mësuar shumë nga Jose Mourinho-s. Në momentet e fundit të ndeshjes mes Romës dhe Feyenoord, sulmuesi anglez me mjeshtëri fitoi një faull në zonën kundërshtare dhe për të marrë sa më shumë kohë, pasi rezultati ishte 1-0 në favor të tyre, u shtir si i dëmtuar. Ky veprim nuk kaloi pa u kapur nga sportdashësit në rrjetet sociale, teksa u shprehën se ai kishte mësuar ‘artet e errëta’ nga menaxheri Jose Mourinho. “Mourinho i ka mësuar atij artet e errëta,” vuri në dukje një tifoz.
Tammy pulled a Luiz 😭😭 pic.twitter.com/7KFe7Y61zf
— Pulisicfc22 (@pulisicfc22) May 25, 2022
