Më mungon sa s’thuhet”/ Pavlina përkujton regjizorin e madh Korçar Pirro Manin në përvjetorin e ndarjes nga jeta (FOTO)

Më 3 qershor, ditën e djeshme u bë një vit nga ndarja nga jeta e një nga personalitetetve më të shquar në historinë e teatrit shqiptar, Pirro Mani. Artisti Korçar mbylli sytë në Nju Jork, SHBA, ku jetonte prej disa vjetësh së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen. Pavlina Mani ka kujtuar një vjetorin e ndarjes nga jeta e të shoqit Pirro Mani. Pavlina jeton në SHBA dhe bashkë me disa miq kujtuan Pirron e ndjerë. Ajo tha se i mungon i shoqi, sa nuk thuhet.

Kush ishte Pirro Mani

Pirro Mani lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Ai është një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për shume vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje.

Një prej personazheve më të njohur që Pirro Mani skaliti përjetësisht në memorien e shqiptarëve është ai i ‘ballistit Sali Protopapa’ në filmin ‘I teti në bronz’. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, i teti ne bronx etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit

Advertisement