“Korça dhe Kuksi” të fundit në industri, ja pse të rrinjtë nuk e gjejnë më veten(Grafiku)

Në Shqipëri prej kohësh shumë të rinj po lënë vendin. Po pse po ndodh ky fenomen, cilat janë arsyet pas vendimit të shumë të rinjve për të lënë vendin? A është ky një vendim emocional apo i mirëmenduar ?Një analizë mbi baza rajonale, tregon që në vitin 2021, qarqet me shkallë punësimi më të lartë janë: Gjirokastra (65,6 %) dhe Elbasani (62,2 %). Ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të ulët janë qarku i Lezhës (36,6 %) dhe i Dibrës (42,7 %).

Në vitin 2021, Tirana është qarku me numrin më të lartë të të punësuarve në sektorin e shërbimeve (68,7 %), Durrësi është qarku me numrin më të madh të punonjësve të angazhuar në sektorin e industrisë (39,4 %), ndërsa qarku me numrin më të lartë të të punësuarve në sektorin e bujqësisë është Kukësi (69,6 %)


Nga njëra anë forca punëtore ankohet se nuk ka punë, nga ana tjetër punëdhënësit ankohen se nuk kanë forcë punëtore. Po çfarë po ndodh këto kohë në Shqipëri me tregun e punës? A ka në Shqipëri vende pune mjaftueshëm?

Korça renditet e parafundit në sektorin e industrisë duke lënë pas vetëm Kuksin duke gjeneruar vetem 12% të punësimeve nga ky sektor .Kjo reflekton dobësinë e qeverisjes vendore apo edhe me gjërë ,per te thithur investime apo donatore te jashtëm dhe njekohësisht duke ndikuar që të rrinjtë të largohen ,duke mos patur treg pune ne sektorin që konsiderohet primar per zhvillimin urban të qytetit.

Ndersa sipas grafikut të gjeneruar nga vetë Instat në Qarkun Korçë 57% e gjithë punësimeve vijnë nga Bujqësia dhe vetëm 32% nga sektori i shërbimeve. Të rinjtë konsiderohen si pjesa më vitale e shoqërisë dhe për rrjedhojë edhe kontribues të rëndësishëm në ekonominë e një vendi…

Por a ka në Korçë dhe jo vetëm vende pune mjaftueshëm dhe të paguara të paktën me pagën minimale?

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: