Berisha: “Jemi si cunami”,sot brohorasim vdekje monizmit të Edi Ramës….

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalën para mijëra protestusve duke elektrizuar turmën. Berisha falenderoj qytetarët për pjesëmarrjen dhe tha se Shqipëria nuk do të ketë stabilitet nëse vota nuk do tqë jetë e lirë dhe të vidhet. Berisha i dha mesazh të qartë kryeministrit Rama duke thënë se vendi tij është në burg, ndërsa u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtar që mos e mbështesin këtë qeveri që vjedh votën.


Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marrë dritën hyjnore drejt të ardhmes. Ai që të marr shpresën të ka marrë besimin. Ai që të merr voton të ka marrë dinjitetin. Njeriu që nuk voton i lirë është njeri që vendi nuk i duket më vendi i tij. Ai mendon se toka e të parëve nuk do jetë më djepi i fëmijëve të tij.

U ftoj të brohasim njësoj si 30 viteve nmë pare, kur brohorisim “vdekje, vdekje komunizmit” sot të brohorasim “vdekje, vdekje monizmit”, Monizimin tënd Edi Rama do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Do ta arkivojmë së bashku me ty. Por ti së bashkë e ke vendin në burg, në regjim special. Shqiptarët ikin nga varfëria, kjo është vetëm apareca. Shqiptarët janë më të varfër, por ata janë më të vjedhur. Asnjë komb asnjë gjuetar, nuk ka si në Shqipri njerëz të vjedhur deri në palcë.


Edi Rama e kemi konstatuar të gjithë se është kthyer në një ordiner që përdor gjuhën më të ulët. Sesi në parlament ai flet dhe bënë të skuqen me fjalorin e tij çdo fëmijë, vajzë, grua dhe prind.

Unë do i them para jush se mund të përgjigjemi në të gjithë mënyrat që ti e meriton, por po të komunikoj sonte këtu vendimin e marrë atje do vi gjykatësi sovranë. Priti aty se i kanë dy fjalë me ty. Më mirë prit këta se ne mund të përgjigjemi si duash ti. Dy fjalë një mesazh për partnerët e shqipërisë opozita shqiptare, ka trashëgiminë më të shkëlqyer me ju dhe BE, NATO, SHBA. Që i kanë bazuar në votën e lirë dhe të drejtat e qytetarëve. Sot ju bëj thirrje mos mbështesni regjimin e Edi Ramës. Sepse Rama është armiku i votës së lirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.