Ilir Meta: “Rilindja premtoi 300 mijë vende pune, por dëboi mbi 700 mijë shqiptarë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi gjatë fjalës së tij në protestë para kryemininistrisë se Rilindja erdhi në pushtet me premtimin për luftë kundër drogës dhe përmbyti Europën me bananet e drogës. Ai tha se drejtësia e rilindjes burgos një të moshuar për një kotec pa leje dhe legalizon katet pa leje në mes të Tiranës.

“Rilindja ka vetëm një axhendë, vidh, shpopullo, shkombëtarizo. Bëri të kundërtën e premtimeve me të cilat erdhi në pushtet. Sot jemi ndër vendet e para ne Europë për korrupsion. Shqipëria e tyre nuk është Shqipëria por offshoret ku kanë fshehur lekët e shqiptafëve.

Premtoi 300 mijë vende pune por dëboi mbi 700 mijë shqiptarë. Sot Shqipëria ka numrin më të madh të të burgsoreve në vend dhe jashtë vendit. Premtoi luftë kundër varfërisë por sot mbi 67% jeton me të ardhura të ulëta. Rilindja ka dy alternativa nënshtrimin ose dëbimin. Policia e rilindjes burgos ata që nuk paguajnë energjinë por nuk vepron ndaj drejtorëve që vjedhin energjinë. Rilindja arreston nënën për një kotec pa leje dhe garanton amnisti për katet pa leje në mes të Tiranës.

Legalizimin fals e bëri vetëm për të fortit ndërsa për të dobëtit zgjodhi ruspat për t’u shembur shtëpitë dhe nuk u kurseu as gazin. Premtoi luftë kundër drogës pot sot banane e drogës po përmbysin Europë. Futi Shqipërinë në listën e zezë të pastrimit të parave. U zhyt në babëzinë e aferës së inceneratorëve”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.