Berisha mesazh ndërkombëtarëve: “Mos e mbështesni regjimin e Edi Ramës, nuk ka stabilitet…

Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, kryetari i Partisë Demorkratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh edhe partnerëve ndërkombëtarë, duke u kërkuar të mos mbështesin regjimin e Edi Ramës. Berisha tha se Shqipëria nuk mund të ketë stabilitet nëse nuk garantohet vota e lirë.

Çdo mbështetje për të është ndëshkim për shqiptarët.

Duhet t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet, pa votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Stabiliteti dhe vota, stabiliteti dhe shpresa, stabiliteti dhe besimi, stabiliteti dhe e ardhmja do të jenë të pandara”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD e konsideroi kryeministrin Rama “një arimik” dhe e fajësoi atë për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Ai e quajti Shqipërinë, vendin më të korruptuar në Europës dhe botës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.