Ilir Meta: Rama një tradhtar, e ndjek protestën nga charteri,do shkojë para drejtësisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar një tradhtar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij, punon kundër interesave të vendit. Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, Meta u shpreh se Rama po e ndjek atë nga një charter luksoz, duke e akuzuar për udhëtimet e shpeshta të tij. Meta nënvizoi se shumë shpejt, Rama do të shkojë para drejtësisë.

Meta deklaroi gjatë fjalës së tij se Rilindja erdhi në pushtet me premtimin për luftë kundër drogës dhe përmbyti Europën me bananet e drogës.


Ai tha se drejtësia e rilindjes burgos një të moshuar për një kotec pa leje dhe legalizon katet pa leje në mes të Tiranës.

“Rilindja ka vetëm një axhendë, vidh, shpopullo, shkombëtarizo. Bëri të kundërtën e premtimeve me të cilat erdhi në pushtet. Sot jemi ndër vendet e para ne Europë për korrupsion. Shqipëria e tyre nuk është Shqipëria por offshoret ku kanë fshehur lekët e shqiptafëve.

Premtoi 300 mijë vende pune por dëboi mbi 700 mijë shqiptarë. Sot Shqipëria ka numrin më të madh të të burgsoreve në vend dhe jashtë vendit. Premtoi luftë kundër varfërisë por sot mbi 67% jeton me të ardhura të ulëta. Rilindja ka dy alternativa nënshtrimin ose dëbimin. Policia e rilindjes burgos ata që nuk paguajnë energjinë por nuk vepron ndaj drejtorëve që vjedhin energjinë. Rilindja arreston nënën për një kotec pa leje dhe garanton amnisti për katet pa leje në mes të Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.