Moderatorja korçare: “Makinën e ngisja nëpër rrugicat e Korçës pa patentë,babin e kam pasur aventurier…

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan një ndër të ftuarit e panelit ka qenë edhe moderatorja e njohur e sportit, Viola Spiro e cila ka treguar eksperiencat e saj me makinën. Ajo ka treguar se makinën e ka mësuar nga i ati kur ishte e vogël në Korçë dhe shpesh herë e ngiste nëpër rrugicat e Korçës makinën edhe pa patentë.

Gjithashtu ajo tregon se babai i saj i ka mësuar shumë në lidhje me makinën, jo vetëm si ta ngiste, por edhe nga ana teknike. Viola tregon se i është dashur të ndërrojë gomën e makinës e vetme në mes të natës.

Moderatorja ka treguar edhe një eksperiencë me familjen e saj jashtë vendit, ku kanë përfunduar në rajonin e policisë për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

“Në momentin që më ka mësuar babi makinën nuk më ka mësuar vetëm ta ngas makinën. Ai e kishte zakon, se më cilësonte si çuni i babit, e hapte kofanon dhe më mësonte si të hidhja vajin, si të bëja gomën. Isha e përgatitur dhe kam ndërruar gomën vetë në Librazhd në errësirë totale, isha vetëm me mamin dhe motrën. Kam nxjerrë gomën dhe e kam ndërruar vetë, isha e përgatitur për rrugë.

Babi ka qenë një aventurier i paparë e pëlqente shumë shpejtësinë. Kemi pasur një udhëtim në Europë, kemi ikur me avion që të blinte makinën babi që e kishte parë në një konçensionar në Belgjikë dhe nga Brukseli, pastaj kemi bërë Hollandë, Gjermani, përfunduam dhe në festën e birrës në Mynih.

Video:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.