Rritja e çmimeve/ Greqia ngrihet në grevë të përgjithshme për t’i kërkuar qeverisë ndërhyrje…

Prej orëve të para të mëngjesit, Greqia është paralizuar nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe që kanë shpallur sindikatat e sektorit privat GSEE,të atij shtetëror ADEDY, Qendrat e Punëtorëve të Athinës, Selanikut dhe qyteteve të tjera si dhe sindikata që mbështet Partinë Komuniste greke PAME. Probleme do të ketë në mbarë vendin sa i përket transportit publik në të gjitha qytetet , transportit ajror, taksitë e Athinës gjithashtu nuk do punojnë .

Në grevë merr pjesë edhe Federata Panhelene Detare, ndaj anijet e të gjitha kategorive do të jenë të ankoruara në gjithë portet e vendit.

Gjithashtu, në grevën 24-orëshe do të marrin pjesë nënpunësit e administratës shtetorëre, të prefekturave dhe bashkive, të shërbimeve publike, ata të tatim-taksave, mësuesit , mjekët në spitalet publike që do të funskionojnë me personel sigurie ,mediat e vendit do të heshtin.

Ata kërkojnë nga qeveria Mitsotakis “masa thelbësore kundër shtrenjtësisë mes rritjes së madhe të kostove të energjisë, inflacionit të shfrenuar dhe rritjes së çmimeve të artikujve kryesorë të shportës “.

Në të njëjtën kohë, ata kërkojnë rritjen e pagës minimale dhe rivendosjen e kontratave kolektive në të gjithë sektorët, uljen e kostos së energjisë dhe vendosjen e çmimeve tavan për korrentin dhe gazin natyror, heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, benzinën, gazin natyror dhe energjinë elektrike, rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve etj.

Aktorja e “Portokallisë rrëfen pse braktisi Shqipërinë: “Më vranë mamanë dhe askush nuk u ndëshkua (Video)

Ervina Kotolloshi, e njohur për rolin e “Ponjës” në Portokalli, u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe jeton prej vitesh në Paris. Atje kreu masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jep mësim në një universitet në kryeqytetin francez. Ervina ka qëndruar larg intervistave dhe vëmendjes publike për kaq shumë kohë por sot ajo dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi arsyen e largimit nga Shqipëria. Aktorja e humorit tregoi se vendimi për t’u larguar erdhi kur humbi mamanë e saj pas një aksidenti tragjik që pësoi.

“Ishte një vendim që më është dashur kohë ta marr. E kam lënë për një ngjarje shumë personale në 2006. Nuk kam folur asnjëherë për këtë. Humba mamin në një aksident rrugor dhe personi që e aksidentoi nuk kishte patentë dhe kishte pirë alkool. Mamaja ka vuajtur dy muaj në spital para se të ndërronte jetë.

Në atë moment, kam kuptuar se ka pasur shumë institucione që në rastin tim, nuk kanë funksionuar siç duhet. Në radhë të parë ka qenë personi në fjalë që i ka dhënë makinës pa patentë dhe që nxitonte të kapte pjesën e dytë te ndeshjes sepse ishte Kampionati Botëror. E dyta, nuk ka funksionuar mjekësia.

A duhej shpëtuar mamaja pas këtij aksidenti? Në Kodin Rrugor thuhet se nuk duhet ta lëvizësh kur është pa ndjenja. A duhej operuar disa herë? Nuk e di. Por ajo që më ka lënduar më shumë është gjykatësi. Kur e pyeta pse u dënua kaq pak, mu përgjigj se ‘mamaja juaj s’ka vdekur nga aksidenti’.

Ishte e tmerrshme sepse mami kishte shëndet të plotë deri në ditën e aksidentit”, tha ajo. Më tej, Ervina theksoi se personi që shkaktoi aksidentin nuk ka bërë burg dhe se i vinte keq që s’e ka mediatizuar ngjarjen pasi siç tha ajo, ishte një ngjarje për të reaguar fort pasi institucionet nuk funksionuan.

Video:

Mes jetës e luksit “të shfrenuar”/ Kush është kandidatja që mund të zërë vendin e Dumës nëse nuk pranon Nebiaj (Foto)

Në Partinë Demokratike pas dorëheqjes së Grida Dumës mandati për deputete pritet t’i kalojë Ori Nebiaj. Por për shkak të angazhimeve të saj në televizion, mundësi të mëdha ka që Nebiaj të refuzojë mandatin, çka do të thotë që në radhë pas saj është kandidatja Ledina Fratari. Ajo ishte ndër të fundit nga listat e ish kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me 30 kandidatë dhe mbahet mend për fushatën luksoze dhe për jetën e shfrenuar të luksit që bën.

A do të marrë mandatin që la Grida Duma? Reagon për herë të parë Ori Nebiaj…

Moderatorja Oriela Nebiaj duket se ende nuk e ka ndarë mendjen për t’ju bashkuar kolegëve demokratë në Kuvend apo jo. Pas lënies së mandatit nga Grida Duma, e radhës në listë është Nebiaj për t’u bërë deputete, por duket se nuk ka vendosur nëse do ta pranojnë të futet në Kuvendin e Shqipërisë si deputete e Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, ajo bëri me dije se akoma nuk ka një vendim, ndryshe nga çfarë aluduar sot në media.

15 kg drogë në makinë drejt Greqisë, arrestohet 60-vjeçari në Kapshticë (Emri)

Një sasi e madhe droge është kapur ditën e sotme në Kapshticë, ku një pranga ka rënë një 60-vjeçar. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Sotiraq Çipi. Bëhet me dije se 60-vjeçari ishte duke udjhëtuar me një makinë nga Kapshtica në drejtim të Greqisë, por që në pjesën e bagazhit u gjetën 16 pako kannabis. Droga ishte e ndarë në rreth 15 kg e mbështjellë dhe fshehur për ta transportuar drejt Greqisë. Policia po punon për të zbardhur nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë trafikim të drogës.

Aksident i frikshëm në Korçë/ Makina përplas motorin , plagoset 58-vjeçari…

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në afërsi të fshatit Kamenicë në Korçë.
Drejtuesi i motomjetit një 58-vjeçar pas përplasjes me një fugon mallrash ka mbetur i plagosur rëndë.
Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak:

Më datë 09.11.2022, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë, Korçë, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin M. Q., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. S., rreth 58 vjeç, nga fshati Dvoran, Korçë, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit M. Q., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Plagosja e punëtorit në guroren e Kolonjës, ndiqet penalisht administratori…

Pas plagosjes së 43-vjeçarit ditën e djeshme në guroren e Kolonjës, administratori V. D., 58 vjeç do ndiqet penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Procedimi penal ndaj tij nisi pasi në guroren e kompanisë që ai administron, në afërsi të fshatit Selenicë, Kolonjë, Roland Dokollari rreth 43 vjeç banues në Ersekë, duke punuar me një makineri, mbeti i bllokuar dhe për pasojë mori dëmtime në trup.

Policia thotë se aktualisht 43-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Juglindja mbulohet nga mjegulla, probleme për qarkullimin e mjeteve( Video)

Rrethi i Korçës dhe zonat përreth është zgjuar i mbuluar nga mjegulla këtë mëngjes. Mjegulla në aksin Korçë-Pogradec është shumë e dendur.Kjo ka bërë që në rrugë shikimi të jetë i dobët dhe ka krijuar vështirësi për qarkullimin . Policia e Qarkullimit ka bërë apel për drejtuesit e mjeteve për të respektuar rregullat e Kodit Rrugor dhe për të lëvizur me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet

E rëndë në Greqi / Kishte shkuar për të vjelë ullinj, ekzekutohet i riu shqiptar…

Një 31-vjeçar shqiptar është vrarë pak ditë më parë plazhin e në Kyparisia në Pelopenez, Greqi. Sipas mediave lokale shqiptari i cili thuhet se ka qenë duke mbledhur ullinj është vrarë dhe është groposur në plazh. Një qytetar që po shëtiste qenin e tij kanë vënë re trupin e shqiptarit dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Sipas tyre, trupi i përket 31-vjeçarit Eni Dollani nga Gramshi i cili nuk ishte banor i përhershëm i zonës, por shkonte për të punuar me sezone.

Sipas autopsisë, 31-vjeçari shqiptar kishte plagë të shumta në kokë të shkaktuara nga një send i fortë metalik. Prej ditës së djeshme, autoritetet policore kanë bërë disa arrestime dhe kanë marrë shumë deklarata për të rënë në gjurmët e autorit apo autorëve sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të zbardhen motivet e kësaj vepre kriminale.

31-vjeçari dyshohet se ka pasur 12 mijë euro me vete, të cilat nuk iu gjetën në xhep kur u zbulua trupi.

Kjo ngjarje e rëndë vjen pas asaj të zbuluar një ditë më parë ku një tjetër shqiptar u gjet i vdekur teksa dyshohet se është vrarë nga pronari i tij. Bëhet fjalë për shtetasin Ylli Mera, që ishte zhdukur prej ditësh dhe nuk dihej mbi fatin e tij.