E rëndë në Greqi / Kishte shkuar për të vjelë ullinj, ekzekutohet i riu shqiptar…

Një 31-vjeçar shqiptar është vrarë pak ditë më parë plazhin e në Kyparisia në Pelopenez, Greqi. Sipas mediave lokale shqiptari i cili thuhet se ka qenë duke mbledhur ullinj është vrarë dhe është groposur në plazh. Një qytetar që po shëtiste qenin e tij kanë vënë re trupin e shqiptarit dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Sipas tyre, trupi i përket 31-vjeçarit Eni Dollani nga Gramshi i cili nuk ishte banor i përhershëm i zonës, por shkonte për të punuar me sezone.

Sipas autopsisë, 31-vjeçari shqiptar kishte plagë të shumta në kokë të shkaktuara nga një send i fortë metalik. Prej ditës së djeshme, autoritetet policore kanë bërë disa arrestime dhe kanë marrë shumë deklarata për të rënë në gjurmët e autorit apo autorëve sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të zbardhen motivet e kësaj vepre kriminale.

31-vjeçari dyshohet se ka pasur 12 mijë euro me vete, të cilat nuk iu gjetën në xhep kur u zbulua trupi.

Kjo ngjarje e rëndë vjen pas asaj të zbuluar një ditë më parë ku një tjetër shqiptar u gjet i vdekur teksa dyshohet se është vrarë nga pronari i tij. Bëhet fjalë për shtetasin Ylli Mera, që ishte zhdukur prej ditësh dhe nuk dihej mbi fatin e tij.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.