Sekuestrohet vila me vlerë 200 mijë euro në Pogradec, dy persona e përvetësuan me dokumente false

Një pasuri me vlerë 200 mijë euro është sekuestruar ditën e sotme në Pogradec, pasi dyshohet se është përfituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Ndërtesa është në emër të shtetasve me iniciale A.L 47 vjeç dhe B.A 46 vjeç, të dy banues në Pogradec. Të dy shtetasit nën hetim i kane dhënë para me fajde një qytetari nga Pogradeci. Kur ky i fundit ishte në pamundësi për te shlyer shumen e marre me fajde, dy personat e vene nen hetim ne bashkëpunim me njeri -tjetrin kane falsifikuar një kontrate, e cila kalonte pronësisë e shtëpisë se borxhliut ne emër te tyre.

Njoftimi i policisë:

Vendoset sekuestro preventive mbi një pasuri me vlerë rreth 200 000 euro, që dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve, e kryer nga 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimevetë Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, si rezultat i punës gjurmuese-hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme,

si rrjedhojë e veprimtarive kriminale, bënë ekzekutimin e vendimit nr. 269, të datës 18.11.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, e cila ka vendosur sekuestro preventive ndaj një pasurie në pronësi të shtetasve A. L., 47 vjeç dhe B. A., 46 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Këta 2 shtetas janë në hetim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro. Vijon puna për gjurmimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga shtetasit A. L. dhe B. A.

Gvozdenoviç projekton Skënderbeun e ri: “ Duhen 4 afrime” në merkato…

Ivan Gvozdenoviç vjen menjëherë me ndry shime te Skënderbeu. Pasi është njohur me grupin e lojtarëve dhe ka zhvilluar seancat e para stërvitore, ka krijuar bindjen se ekipi ka nevojë për përforcime. Burime të sigurta pranë trajnerit, zbulojnë për gazetën “Panorama Sport” kërkesën që i ka bërë Ardjan Takaj. Ai ia ka bërë të qartë presidentit se pret 3-4 afrime në merkaton e janarit.

Duke forcuar më shumë organikën, mund të arrihet edhe objektivi që klubi ka. 44-vjeçari është i mendimit që korçarëve u duhen përforcime në mbrojtje dhe mesfushë, pasi ka hasur direkt brishtësi te këto reparte.Për të rritur alternativat cilësore dhe efikasitetin në lojë, ndërhyrjet janë domosdoshmëri.

Porta dhe sulmi mund të quhen të kompletuara deri më tani, madje vija e parë ka mbingarkesë.

Nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia që edhe ndonjë prej lojtarëve aktualë të ekipit të largohet nga Korça, nëse Ivan Gvozdenoviç nuk do të jetë i kënaqur nga rendimenti i tyre. E thënë “troç” 4 ndeshjet e mbetura të kësaj faze, do të jenë vendimtare për të qartësuar edhe më shumë idetë. /Panorama Sport

U mernin të rrinjve që pinin hashash 50 mijë lekë/ Këta janë dy policët e arrestuar(Foto)

Dy efektivë policie, një i Komisariatit nr.1 dhe një i Policisë Bashkiake në kryeqytet, janë arrestuar. Dy policët ndalonin të rinjtë qe pinin cigare hashashi në zonën e Liqenit Artificial, ndërsa më pas u vinin prangat . Shuma që efektivët u merrnin të rinjve për t’i lënë më pas të lirë varionte nga 20 deri në 50 mijë lekë në këmbim që mos t’i shoqëronin në Komisariat….

Pas njoftimeve dhe denoncimeve të bëra në Komisariatin nr.1 nga qytetarët, të cilët vidheshin me dhunë në zonën e Liqenit Artifical, ose në raste të tjera dy policët ua merrnin nga xhepat pa u vënë re, shërbimet policore janë vënë menjëherë në lëvizje.

Nga hetimet dhe vëzhgimet dy javore, ka dalë se hajdutët në fakt ishin dy policët, Serxhio Cani, efektiv i Patrullës në Komisariatin nr.1, dhe shoku i tij 39 vjeçar Sajmir Muzikanti, inspektor në Policinë Bashkiake të Tiranës. Policët u vunë në pranga ditën e sotme, teksa pritet të përballen me disa akuza.

Sajmir Muzikanti, inspektor në Policinë Bashkiake, Tiranë
Serxhio Cani, efektiv i Patrullës në Komisariatin nr.1

Largimi nga Manchester/ Ronaldo largon superveturat nga vila(Foto)

Cristiano Ronaldo i ka thënë lamtumirë Manchester United – ndersa aktualisht ka punësuar një kompani për t’i larguar të githa gjërat nga villa ku ka qëndruar. Legjenda portugeze është aktualisht në Kampionatin Botëror në Katar, ku pak ditë më parë shkëputi kontratën me Djajtë e Kuq me miratim të dyanshëm, pasi intervistës shpërthyese me Piers Morgan.

Cadillac Escalade e tij prej 200,000 euro dhe Bentley Flying Spur prej 350,000 euro u panë duke u ngarkuar në një mjet transportues.

The Sun dëshmoi se makinat u zhvendosën nga shtëpia e marrë me qira prej 5 milionë eurosh ku ai jetonte me partneren Georgina dhe familjen në Alderley Edge, Cheshire.

Vidhnin me dhunë qytetarët te Liqeni i Tiranës, arrestohen dy policët(Emrat)

Dy efektivë policie, një i Komisariatit nr.1 dhe një i Policisë Bashkiake në kryeqytet, janë arrestuar. Dy policët ndalonin të rinjtë qe pinin cigare hashashi në zonën e Liqenit Artificial, ndërsa më pas u vinin prangat . Shuma që efektivët u merrnin të rinjve për t’i lënë më pas të lirë varionte nga 20 deri në 50 mijë lekë në këmbim që mos t’i shoqëronin në Komisariat….

Pas njoftimeve dhe denoncimeve të bëra në Komisariatin nr.1 nga qytetarët, të cilët vidheshin me dhunë në zonën e Liqenit Artifical, ose në raste të tjera dy policët ua merrnin nga xhepat pa u vënë re, shërbimet policore janë vënë menjëherë në lëvizje.

Nga hetimet dhe vëzhgimet dy javore, ka dalë se hajdutët në fakt ishin dy policët, Serxhio Cani, efektiv i Patrullës në Komisariatin nr.1, dhe shoku i tij 39 vjeçar Sajmir Muzikanti, inspektor në Policinë Bashkiake të Tiranës. Policët u vunë në pranga ditën e sotme, teksa pritet të përballen me disa akuza.

Sajmir Muzikanti, inspektor në Policinë Bashkiake të Tiranës
Serxhio Cani, punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit numër 1 në Tiranë

“Dikush duhet të më bëjë të…”, Ronela Hajati ka nevojë për dashuri: “Jam pa ndjenja për momentin….

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të drejtpërdrejta të skenë shqiptare. Ajo reagon herë pas here për fenomene të ndryshme. Gjithashtu, jep edhe mendimin e saj për lajme të cilat lidhen me jetën e saj private.Së fundmi, këngëtarja përmes një postimi në “Instagram” u shpreh se ka nevojë për dashuri.

“Dikush duhet të më bëjë të dashurohem sepse jam një grumbull gurësh pa ndjenja për momentin”, ka shkruar Ronela.

Nuk dihet nëse këtë deklaratë këngëtarja e ka pasur referuar gjendjes së saj aktuale, apo lidhet me ndonjë projekt të ri muzikor. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.

Me shpejtësi skëterrë / Ja pamjet e rënda kur shqiptari përplas me makinë 21-vjeçaren greke në Selanik dhe “zhduket”

Janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik në Selanik, ku një i ri shqiptar përplasi një studente greke 21-vjeçare. Ndërkohë në videon e publikuar në mediat greke shihet se si makina e shqiptari ikën me shpejtësi pas aksidentit. Shqiptari është vetëdorëzuar në polici disa ditë pasi përplasi me makinë një 21-vjeçare në qendër të Selanikut, mëngjesin e së martës.

26- vjeçari me precedent penal në fushën e narkotikëve është paraqitur mëngjesin e sotëm i shoqëruar nga avokatja e tij në Drejtorinë Rrugore të Selanikut. Sipas dëshmitarëve okularë, i riu përplasi dhe tërhoqi zvarrë me makinë të renë, e cila sapo kishte mbërritur në Selanik…

E reja fatkeqe ishte me origjinë nga Chania ,Kretë dhe studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio të Selanikut.