Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ / 26 vjeçari nga Maliqi kapet jashtë banese….

U arrestua në flagrancë shtetasin F. H., 26 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Sheqeras, Maliq, jashtë banesës, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Për të shmangur ndalimin nga Policia, 26-vjeçari ka dhënë identitet të rremë.

60 vjeçari: “Mbaj kapuç që mos më duken thinjat sepse më ngacmojnë gratë shumë(Video)

Një qytetar 60 vjeç ka treguar për “Abc News” se çdo ditë bën 20 kilometra vrap. Ai ka treguar se shkon në Dajt dhe kthehet sërish, gjë që e bën prej vitesh. Qytetari ka dhënë dhe një këshillë për djemtë e rinj. “Martohuni shpejt që të bini rehat, se merresh me probleme tjera, nuk plakesh shpejt.

Mos rrini beqarë se lat nam, ça bëni kështu? Jam 60 vjeç dhe bëj 20 kilometra vrap çdo ditë. Shkoj në Dajt dhe kthehem sërish. Mbaj kapuç që mos më duken thinjat sepse më ngacmojnë gratë më shumë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se para disa ditësh, nga mikrofonat e televizioneve në rrugë, një over 60 vjeçar u shpreh se gratë e reja kërkojnë burrat e vjetër se të rinjtë nuk bëjnë.

Deklarata të shpeshta nga kjo fashë moshe në lidhje me raportet burra-gra. Çfarë ka të vërtetë në këto prononcime? Apo thjesht video pa fund nga tik toku?!

Sherr mes komshinjsh në Rëmbec/ 55 vjeçari i plagosur, niset me urgjencë në Tiranë…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq ndaluan shtetasin Dh. K., 54 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë, në ballë, shtetasin J. A., 55 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, i cili pas ndihmës në spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Aksident tragjik në Korçë-Pogradec/ Audi përplas për vdekje këmbësorin…

Një aksident me vdekje ka ndodhur në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, ku një automjet tip “Audi Q7” i drejtuar nga Amarildo Rrushi, ka përplasur kalimtarin Festim Zaçellari 64-vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen në vend. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17.20, në aksin rrugor Korç-Pogradec. Shoferi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë ndersa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Më datë 19.11.2022, rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksident tragjik në Korçë-Pogradec/ Audi përplas përplas për vdekje këmbësorin…

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë pasdites së sotme, ku është përplasur për vdekje këmbësori 64-vjeçar. Drejtuesi i mjetit tip “Audi”, me iniciale A. R. ka përplasur viktimën F. Z. në afërsi të fshatit Pirg ,pergjate aksit rrugor Korçë-Pogradec. Me shoferin po kryhen procedurat e nevojshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Më datë 19.11.2022, rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Basti i fundit / Policia operacion në Korçë, procedon 64-vjeçarin,u kap ….

U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. D., 64 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 6, Korçë, në një ambient në përdorim të tij, u gjet dhe u sekuestrua një aparat celular, të cilin dyshohet se ky shtetas e përdorte për vendosjen e basteve sportive.

Degradon sherri në Korçë/ 19-vjeçarja plagos 18-vjeçaren…

Një 19-vjeçare në Korçë është proceduar nga policia pasi ka dhunuar një 18-vjeçare. Mësohet se e reja është konfliktuar fizikisht me 18-vjeçaren me iniciale B.H, për motive të dobta. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen D. A., 19 vjeçe, banuese në fshatin Sovjan, Maliq, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, ka goditur për motive të dobëta, shtetasen B. H., 18 vjeçe, banuese në Korçë.

Aksident i frikshëm në Pendavinj-Plasë/ Fugoni përplas 75 vjeçarin me biçikletë dhe…

Më datë 19.11.2022, rreth orës 14:15, në rrugën dytësore Pendavinj-Plasë, shtetasi M. M., banues në Librazhd, Elbasan, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka aksidentuar biçiklistin R. K., rreth 75 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit M. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

6 dhjetori data e protestës/ Berisha: “Shqipëria është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë

Ish-kryeministri Berisha është shprehur se caktimi i datës 6 dhjetor për protestën e opozitës, ditë kur mblidhet edhe Samiti i BE në Tiranë, nuk është qëndrim anti-evropian. Berisha theksoi se synimi është që liderëve të “t’i kujtojmë se vijnë në një vend të renditur poshtë Vietnamit dhe se është një popull i fuqishëm opozitar që do mbushë sheshe e rrugë nga e gjithë Shqipëria për të realizuar ëndrrën evropiane të shqiptarëve.”

Është një qëndrim kryekëput pro evropian, që synon ti thotë Evropës se krahas narkoshtetit të Ramës, krahas politikave të shpopullimit, që shndërroi shqiptarët në popullin e gomones, krahas regjimit të monizmit të plotë.

Kujtojmë që vijnë në vend që është poshtë Vietnamin është një popull i fuqishëm opozitar që do mbushë sheshe e rrugë nga e gjithë Shqipëria për të realizuar ëndrrën evropiane të shqiptarëve”, tha ai, në një deklaratë për gazetarët jashtë Pallatit të Kongresit, kur mori pjesë në Panairin e Librit.

Aktorja shqiptare rrëfen divorcin nga burri: “Më i dhimbshëm ,ishte reagimi i njerëzve…

Ema Andrea ka rrëfyer së fundmi periudhën e vështirë që ka kaluar pas divorcit të saj. Aktorja theksoi se martesa e saj nuk përfundoi për arsye tradhtie apo dhune. Sipas saj, më i dhimbshëm nuk ishte divorci por reagimi i shoqërisë, i cili mesa duket i ka lënë një plagë të madhe. “99% e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por më i dhimbshëm se divorci ka qenë reagimi i shoqërisë.

Ka qenë një reagim shumë dramatik që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar”, tregoi Ema.

“Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan. Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë”- shtoi aktorja.

Sakaq, Andrea u shpreh se ajo ndryshoi shumë, gjë që e vuri re dhe tek mënyra se si përshëndeste të tjerët.

“Ndryshoi dhe përshëndetja, e di?! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish. Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje. Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë”,- rrëfeu Ema tek “Rudina”.

Redon Makashi: “Kur dëgjon këngëtarët e rinj live, mban barkun me dorë nga të qeshurat

Redon Makashi ka folur në emisionin “Ditë e re” për muzikën, ndërsa ka refuzuar të përgjigjet për “fejesën” e tij që pushtoi mediat ditët e fundit. Si i sheh këngëtarët e rinj? Në aktivitetet që bëhen për zgjedhjen e zërave të rinj ka elementë shumë të mirë. Por u mungon kompozitori që bën këngë për ta, pasi nuk mund të këndosh gjithmonë covera. Edhe kompozitorët kanë ngërç.

Për të mbajtur sudiot bëjnë ‘kompromisin në heshtje” për të jetuar duke iu përshtatur tregut me muzikën “upsi dupsi, e të fitojmë ndonjë lekë”. Është si ajo bima që duhet ujitur për tu rritur. Sot dhe po të mos dish të këndosh bëhesh më i fashmësh por nëse këndojnë live mban barkun me dorë duke qeshur.

Të ka ndodhur ndonjëherë?

Jo, janë kaq të zgjuar sa nuk këndojnë live, këndojnë vetëm me playback

Redoni si kantautor, e ke lënë mënjanë krijimtarinë?

Nuk e kam lënë asnjëherë, por problem janë tekstet. Po i shkruaj vetë por punët janë të ngjeshura dhe duhet të ulesh për të shkruar. Kur bashkëpunoj, bashkëpunoj me Timo Fllokon kur më ngec puna. Jemi parë më shpesh por ka kohë që nuk shihemi.

A do të kompozoje këngë për artistë të rinj?

E kam menduar por kompozimet e mija janë si xhaketa që qep vetë dhe do ta vesh vetë. Nuk e shoh si biznes e bëj për kënaqësi.

Është shumë e vështirë për të çarë. O do të përshtatesh me atë që kërkon tregu ose duhet të rrish në hije. Të rrish në hije duhet të luftosh shumë për atë që do.

Nga festivalet jam tërhequr plotësisht. Kam hequr dorë nga konkurenca, ia lëmë brezit të ri të konkurojë.

Çfarë po ndodh me albumin “Tre musketierët”? Duket që është lënë mënjanë

Punuam për albumin dhe u shkëputëm nga Tirana në një fshat të Korçës. Nga 5 ditë që ishim, 1 ditë albumi, ditët e tjerëve rrugëve. Për tu bërë do bëhet . Po në kohën e sotme ka ikur moda e albumit, bëjnë një këngë teke. Fillimisht do dalim me një këngë teke e më pas.

Nuk mund të bëj sikur asgjë nuk ka ndodhur për shkak të lajmeve që janë publikuar?

Më mirë të mos flasim për këtë temë. Disa njerëz i krijojnë vetë këto situata por unë nuk jam nga ato tipa. Ndodhin të papritura por çdo gjë do të sheshohet.

Moderatorja Shqiptare: “Babai më vdiq në duar kur isha vetëm 15 vjeç, nuk i besoj jetës, ajo është e padrejtë

Gazetarja shqiptare e sportit Qeqa Krelani, motra e këngëtares Flaka Krelani, ka folur së fundmi në një intervistë për babanë e saj të ndjerë. Në një intervistë për “Jeto me orën”, gazetarja tregoi se i ati kishte ndërruar jetënë krahët e saj ndërsa shtoi se nuk ishte gjallë për të parë sukseset e saj dhe të motrës, Flaka Krelanit.

“Babi ka vuajtur shumë si person se i kanë vdekur motrat dhe vëllezërit shumë të rinj. Edhe prindërit, dhe ai ka vuajtur gjithmonë. Jeta ka shumë padrejtësi dhe nuk e kuptoj.

Babi vdiq shumë i ri nga një sulm në zemër dhe ka qenë e rëndë sepse ka vdekur në duart e mia. Unë kam qenë shumë e vogël.

Kam qenë 15- 16 vjeç dhe ndaj nuk i besoj jetës sepse mendoj se gjithçka kryhet për 5 minuta sepse ai ndërroi jetë në duart e mia për 5 minuta. Prandaj nuk i besoj jetës se njerëzit që i kam dashur më së shumti në jetë ose kanë ikur nga kjo jetë ose kanë ikur nga ky vend.

Babi iku nga kjo jetë ndërsa Flaka nga ky vend (emigroi në SHBA). Çdo 5 minuta mendoj se mund të ndryshojë diçka. Më vjen shumë keq që nuk ka jetuar për të shijuar suksesin tim dhe suksesin e Flakës”, tha ajo.

Rudina Hajdari konfirmon ndarjen nga burri: “Kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin…

Marrëdhënia e Rudina Hajdarit me partnerin, shpesh herë ka qenë në fokus të mediave, mirëpo asnjëherë nuk ka marrë një përgjigje të prerë nga vetë ish-deputetja. Ardhja e saj në Shqipëri dhe angazhimi në politikë bënë që të qarkullonin thashetheme se mes saj dhe partnerit, Muçjo Demiraj ka një krisje dhe se çifti janë drejt divorcit. E pyetur së fundmi në lidhje me këto thashetheme, nëse janë të vërteta, Hajdari i konfirmoi.

“Unë jam shprehur vetë. E kam thënë vetë që kam patur vështirësi në këtë marrëdhënie. Nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur.

Ne kemi patur fatin dhe priviliegjin që njihemi për kaq shumë kohë me njëri-tjetrin dhe kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin në thelb dhe për familjet tona dhe e gëzojmë këtë respekt të jashtëzakonshëm.

Ja kemi transmetuar edhe gocës këtë respekt. Ruajmë një marrëdhënie shumë shumë shumë të mirë. Dhe jam me fat”, u shpreh ajo në “D-Night”.

Rudina Hajdari dhe Muçjo Demiraj kanë jetuar për shumë vite në SHBA, ku ish-deputetja ka kryer edhe studimet.

Çifti janë prindër të një vajze 7-vjeçare, Sihanës.

Gjeografia e pushimeve në shtator/ Shqiptarët preferuan jugun, gjysma e të huajve në Tiranë e Durrës…

Rreth 130 mijë shqiptarë që fjetën së paku një natë në shtëpi me qira, hotele apo bujtina, vijuan pushimet edhe në shtator. Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi gjeografinë e akomodimit tregojnë se në muajin që shënjon nisjen e vjeshtës, 44 për qind e rreth 130 mijë pushuesve vendas qëndruan kryesisht në Vlorë e Sarandë, 37 për qind në Tiranë, Durrës apo Elbasan dhe pjesa tjetër në veri të vendit. Gjeografia e pushimeve në shtator .

Shqiptarët preferuan jugun, gjysma e të huajve në Tiranë e Durrës
Të tjera shije shfaqin të huaj. Rreth 47 për qind e tyre preferojnë Shqipërinë e mesme, 30 për qind veriun, zonat malore të vendit dhe vetëm 23 për qind Jugun.

Gjeografia e pushimeve në shtator/ Shqiptarët preferuan jugun, gjysma e të huajve në Tiranë e Durrës
Pjesa më e madhe atyre që kaluan minimalisht një natë në struktura akomoduese ishin nga Kosova, duke u ndjekur nga Polonia me rreth 14 për qind të totalit, Italia 8 për qind, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut.

Gjeografia e pushimeve në shtator/ Shqiptarët preferuan jugun, gjysma e të huajve në Tiranë e Durrës
Mirëpo të dhënat e INSTAT tregojnë se vetëm një pjesë e vogël e të huajve që hynë në vend u akomoduan. Nga totali i mbi 760 mijë të ardhurve pak më shumë se 110 mijë apo thënë ndryshe 14.5 për qind e totalit fjetën në strukturat akomoduese.

Gjeografia e pushimeve në shtator/ Shqiptarët preferuan jugun, gjysma e të huajve në Tiranë e Durrës
Pozitivja është se paralelisht me rritjen e numrit të turistëve, po shtohen edhe net-qëndrimet e atyre që vijnë nga jashtë si dhe pushuesve vendas. Ndërkohë sipas ekspertëve ka ardhur koha për të investuar në shtimin e kapaciteteve akomoduese.