Bordi vë dorën në zemër, ul çmimin e naftës me 2 lekë …

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë me 2 lekë çmimin e naftës, duke e çuar atë në 221 lekë për litër, nga 223 që u vendos ditën e protestës më 12 nëntor. Po ashtu është ulur me 5 lekë edhe çmimi i benzinës, që në tregun e shitjes me pakicë do të kushtojë 204 lekë litri. Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 73 lekë/litri . Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 950, -29 nga data 11.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1025, – 5 nga data 11.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje në 112.38 (- 1.65 nga data 11.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 61 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 127 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Rikualifikimi i Drilonit/ Kumbaro: “Pol i ri ekoturistik për gjithë qarkun e Korçës(Video)

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka inspektuar punimet për rikualifikimin e parkut të Drilonit, pjesë e zonave të mbrojtura. E shoqëruar nga ministri Niko Peleshi, Kumbaro tha se ky do të jetë një pol i ri ekoturistik në Pogradec dhe në qarkun e Korçës. Ishim mësuar që në Drilon vihej për një shëtitje dhe për një drekë. Praktikisht këtu do të ofrohen atraksione që mund të qëndrohet dy-tre ditë, mund të qëndrohet në hotelet e zonës dhe të kalohet dita në gjithë këtë hapësirë”, u shpreh Kumbaro.

Ajo përmendi disa nga veçantitë që do të ofrojë zona si infrastruktura për xhiro me biçikleta, kullat e vëzhgimit për shpendët, vijat ujore që mund të përshkohen me varka, mjetet elektrike miqësore me mjedisin.

Rikualifikimi shtrihet në 170 hektarë të parkut dhe faza e parë e tij do të jetë gati për t’u aksesuar nga publiku në pranverë. Projekti po zbatohet në bashkëpunim mes Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe AADF.

Të gjitha ndërhyrjet janë bërë me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit të zonës, si edhe do të pasohet nga një plan menaxhimi. Ky projekt lejon që vizitorët të mos shëtisin vetëm në pedonalen e Drilonit, por përmes kalimeve dhe urave të shkohet deri tek burimet e Drilonit dhe në Tushemisht.


Aksident i frikshëm në Zvezdë/ Makina godet karrocën ,përfundon në spital 80 vjeçari…

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Liqenas, në afërsi të fshatit Zvezdë, Korçë. Një makinë tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, është përplasur me një karrocë të tërhequr me kafshë pune, me drejtues shtetasin A. A., rreth 80 vjeç. Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Detaje nga policia:

Më datë 16.11.2022, rreth orës 17:40, në aksin rrugor Korçë-Liqenas, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, është përplasur me një karrocë të tërhequr me kafshë pune, me drejtues shtetasin A. A., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Gollobërdë, Maliq, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Ushtroi dhunë psikologjike ndaj nuses së xhaxhait, prangoset 52 vjeçari nga Porgradeci…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së xhaxhait të tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.


28-vjeçarit i dështon plani epik/ Policia i kap 17 klandestinë të kamufluar në karocerinë me kashtë(Video)

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1. D.K., 28 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq;

2. B.K., 37 vjeç, banues në fshatin Dunicë, Pogradec;

3. A.B., 32 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq (me masë sigurie “Arrest në shtëpi”).

Shërbimet e Policisë, falë organizimit të veprimeve, në bazë dhe të inteligjencës informative, në afërsi të rezervuarit të fshatit Blacë, Pogradec, bënë të mundur kapjen e shtetasit D. K., që drejtonte automjetin furgon tip “Ford”, në karrocerinë e kamufluar të të cilit u gjetën 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës 1000 euro për person, iu ishte premtuar transportimi në drejtim të Tiranës dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me pasagjer shtetasin A. B., monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 28-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë, në rrugë.

Nga veprimet e mëtejshme procedurale dhe verifikimet e kryera, rezultoi se shtetasi A. B. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe për të shmangur ndalimin nga Policia, dha identitet të rremë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.


I dënuar për mashtrim, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari nga Korça…

Një 39-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri. Kjo pasi ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit. Policia thotë se i arrestuari është shtetasi Jani Zgorani, banues në fshatin Poscestë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar Jani (Zeqir) Zgorani, 39 vjeç, banues në fshatin Pocestë.

Ai është ekstraduar nga Interpol Tirana, nga Greqia drejt Shqipërisë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.07.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.


Përleshje me thika në Korçë, 27- vjeçari merr plagë në bark…

Pasditen e djeshme një i ri 27-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës. Ai ishte çarë me mjet prerës në bark. Sipas informacioneve paraprake gjithçka ka ndodhur pas një sherri në zonën e quajtur “Trekëndëshi”, ku gjatë përleshjes i riu ka mbetur i plagosur. Sipas burimeve policore bëhet me dije se forcat blu të komisariatit të Korçës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit. Ky i fundit është shpallur në kërkim. Në total janë 3 persona të shpallur në kërkim. Mësohet se njëri prej tyre ka goditur 27-vjeçarin me thikë. Ndërkohë dy të tjerët janë shpallur në kërkim pasi nuk kanë kallëzuar krimin .

Njoftimi i Policisë:

Specialistet për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit R. I., 19 vjeç, A. A., 19 vjeç dhe E. L., 19 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi R. I., dje, në lagjen nr. 15, Korçë, gjatë një konflikti të çastit, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin A. H., 27 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e kryera rezulton se në konflikt kanë qenë të pranishëm edhe shtetasit A. A. dhe E. L., të cilët nuk kanë njoftuar organet e Policisë, për ngjarjen e ndodhur. Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim.


I dënuar për mashtrim, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari nga Pogradeci…

Një 39-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri. Kjo pasi ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit. Policia thotë se i arrestuari është shtetasi Jani Zgorani, banues në fshatin Poscestë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar Jani (Zeqir) Zgorani, 39 vjeç, banues në fshatin Pocestë.

Ai është ekstraduar nga Interpol Tirana, nga Greqia drejt Shqipërisë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.07.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.