E rëndë në Korçë/ Nusja denoncon vjehrrin : “Më ka ngacmuar seksualisht…

Një 72-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit të tij. Blutë e Korçës bëjnë me dije se shtetasi I.M ka ngacmuar seksulisht nusen e djalit. Ka qenë vetë kjo e fundit e cila e ka denoncuar në polici.

Njoftimi i policise:

U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 72 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pas kallëzimit të bërë nga nusja e djalit të tij, e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas.

Protesta e opozitës/ Policia njofton masat: “Ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë…

Policia e shtetit ka lajmëruar për masat që janë ndërmarrë në kuadër të tubimit që do të zhvillohet më datë 12.11.2022, në orën 16:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga opozita.Policia bën me dije se me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore.

Kështu, segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore, dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim moskrijimin e konfuzionit dhe për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Rudina Hajdari:“Njerëzit janë me depresion nga çmimet, protestë për të rrëzuar këtë regjim që po na shtyp

Ish-deputetja Rudina Hajdar ka folur mbrëmjen e sotme për protestën e cila do të mbahet nesër në orën 16:00 para kryeministrisë. Ajo u shpreh në një intervistë në “Ora neës” se protesta është një rrugë e cila është e nevojshme kur sipas saj shqiptarët kanë mbi kokë një regjim si ai i Edi Ramës. Sipas saj PD ka kapacitet e duhura për të shpëtuar të ardhmen e shqiptarëve.

“Gjatë kësaj periudhë në çdo herë që kemi dalë në Tiranë duke takuar njerëz, shikojmë një lloj depresioni për shkak të rritjes së çmimeve. Edhe pse dega 2 është ndër më të mëdhatë në Tiranë realiteti është shumë ndryshe dhe ka mungesë investimesh. Ekonomia është e para në listë në mllefin që ata kanë.

Supermarketet direkt sa futem më tregojnë blloqet e listave. Shqiptarët vuajnë për të përballuar çmimet e rritura. Duhet patjetër që kur kemi mbi kokë një regjim që po na shtyp në këtë mënyrë, atëherë protesta është rrugëtimi dhe hapi i parë që më pas të shkojmë për të marrë votat. Kjo qeveri nuk e gëzon shumicën e publikut.

Qytetarët nuk kanë besim tek politikanët dhe i trajtojnë ata si njerëzit më të urryer. Vendin është i varfër, duke marrë parasysh që qeveria e Edi Ramës me aferat e tij dhe bashkëpunimi me krimin, janë tregues se ai e ka marrë pushtetit përmes shantazhit ndaj qytetarëve. Mendoj se Rama është kryeministri pakicës. Prandaj duhet bërë një kthesë për të shpëtuar të ardhmen tonë. PD i ka të gjitha kapacitetet për ndryshim”, u shpreh Rudina Hajdari.

Djali i lindur në orën 11:11 më 11.11.11, mbushi 11 vjeç…

Një djalë i lindur në orën 11:11 më 11 nëntor të vitit 2011, mbushi 11 vjeç. Daniel Saunders, nga Bishop’s Stortford, Herts, feston sot ditëlindjen, pasi ka qenë i lidhur ngushtë me numrin 11 që nga dita e lindjes. Ai tani do të shënojë një ditëlindje të veçantë, në të cilën do të marrë 11 dhurata.

Daniel tha: “E kam pritur shumë këtë ditëlindje. Është më emocionuese se çdo ditëlindje tjetër që ka qenë ndonjëherë. 11 është një numër master në numerologji dhe do të thotë se kam potencial të mirë në të ardhmen. Është numri im me fat dhe është i lehtë për t’u mbajtur mend. Askush nuk e harron kurrë ditëlindjen time”.

Nëna e tij Charlotte thotë se 11 ka qenë gjithashtu numri i saj me fat që nga shkolla fillore, gjë që e bëri lindjen e tij edhe më të jashtëzakonshme.

Danieli do të lindte më 17 nëntor 2011. Por një javë më parë Charlotte, tani 41 vjeç, iu tha se djali i saj ishte në një pozitë të vështirë.

Mjekët u përpoqën ta lëviznin, por nuk mundën, kështu që ata bën një operim cezarian më 11 nëntor, transmeton Klankosova.tv.

Grida Duma gati të nis karrierën në Top Channel: “Shqipëria është e vonuar për shkak të pakteve të errëta (Video)

Talk Shoë politik “TOP STORY”, do të rikthehet çdo të hënë dhe të enjte, në orën 21.00, por me një moderatore të re. Grida Duma, pasi la mandatin e deputetit të Partisë Demokratike, do të nisë një karrierë të re në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat, ku premton se do të thuhet e vërteta dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit.

Në spot ajo nuk tregon kurrë shumë nga vetja, por shfaqet në dritë-hije duke e dashur ta lënë surprizë gjithçka tjetër.

“Të njëjtat dërr-derre politike që të gjithë e dinë që janë hipokrite, pyetjet e mëdha. Të lësh gjërat e vetes të lësh, të tutë, për të ndërtuar veten diku tjetër atje. Të harrosh çke kaluar për të shpejtuar atë që duhet të ndërtosh. Sepse Shqipëria nuk është e harruar, Shqipëria është e vonuar. E vonuar për shkak të pakteve të errëta. Ne në fakt jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen, jo për të rikujtuar. Jemi këtu për të ndërtuar një mendësi të re që është dhe nuk po i jepet zë. ON TOP njerëzit duhet të mendojnë dhe të veprojnë për të ardhmen e tyre,”-thotë Duma në spot.

Kryemadhi: “Grida iku nga politika për një jetë më të mirë, s’paguante dot dritat me rrogën që merrte

Largimi i Grida Dumës nga Partia Demokratike nuk është humbje. Humbje do quhej nëse ajo do të zhvendosej në Partinë Socialiste. Kështu deklaroi Monika Kryemadhi në Euronews Albania. Deputetja e Partisë së Lirisë argumentoi se Duma u largua nga partia për një jetë më të mirë duke qenë se me rrogën e opozitares nuk mbulonte dot shpenzimet e saj.

“Rroga e një deputeti të opozitës është sa një përgjegjës i zyrës së postës dhe është 1 milion e 100 mijë lekë të vjetra.

Është çështje parash se me çfarë do paguajë Grida Duma?! Do rrisë djalin, me çfarë do paguajë dritat, me çfarë do mbajë makinën?

Se këto nuk i llogarisni ju asnjëherë,” – u shpreh Kryemadhi në “Now me Erla Mëhillin”.

Ajo shtoi gjithashtu se Duma është fyer dhe bullizuar vazhdimisht. Sipas Kryemadhit, Duma nuk ka pse të rri më në një parlament ku nuk ta jep fjalën më njeri.

Modelja e njohur shqiptare: “Për 1 milionë euro do luaja në një film me pullë të kuqe…

Modelja e njohur shqiptare Trejsi Sejdini, së fundmi ka dhënë një interviste për “Prive”. Ndër të tjera ajo është pyetur nëse do të luante në një film pornografik, nëse do t’i ofronin 1 milion euro. “Sigurisht që do të pranoja”, ka thënë Trejsi. E pyetur nëse është pro apo kundër martesave gay, Trejsi tha: “Jam pro martesave brenda të njëtës gjini”. Ndërsa pyetjes nëse është e virgjër apo jo, ajo nuk ka pranuar t’i përgjigjet, duke lënë të nënkuptohet se nuk është e nevojshme që t’i bëhet kjo pyetje, pasi përgjigjia dihet.

“Miku im më i mirë”/ Aleksia Peleshi bën urimin special për të atin dhe zbulon “frikën” e tij më të madhe…

Niko Peleshi feston sot ditëlindjen dhe e bija, Aleksia i ka bërë një urim publik. Ajo ka publikuar disa fotografi me momentet më të mira me atë që e cilëson si “mikun e saj më të mirë”. Aleksia shkruan se ai është njeriu që e njeh më mirë se të gjithë dhe burimi më i madh i frymëzimit për të.

Reagimi i Plotë:

Grekët nuk përmbahen”: “ADN tregoi se jemi 200,000 mijë vjet të lashtë! S’jemi përzier me turqit dhe kemi ngjashmëri me siçilianët

Një studim i ri i ADN-së pretendon se grekët e sotëm janë të njëjtët që kanë qenë…200,000 vjet më parë. Një profesor grek tha se banorët e sotëm të Kretës janë minoanët antikë, ndërsa në një studim tjetë të ADN-së, 70% e grekëve kanë të njëjtën përbërje gjenetike si mikenasit. Po sipas këtij studimi të kryer nga Departamenti i Biologjisë në Universitetin e Athinës, banorët e Euroazisë janë 2,5% neandertalë, dhe grekët janë 2%, gjë që tregon se speciet e tjera njerëzore që bashkëjetuan shumë mijëra vjet më parë me Homo Sapiens, kanë lënë gjurmët e veta edhe në epokën e sotme.

Profesori Kostas Triantafyllidis pretendon se sipas këtij studimi, grekët kanë në ato troje, jo 40,000, por 200,000 vjet.

Ai gjithashtu ka thënë se studimi zbuloi që grekët e turqisë nuk janë përzier me turqit modernë dhe se sipas ADN-së grekët kanë një ngjashmëri të madhe me italianët e jugut, apo Siçilianët. Ai ka thënë se studimi tregon që grekët gati-gati janë vërtet mitikë!

Bordi i transparencës ve dorën në zemër, ul çmimin e naftës një ditë para protestës …

Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë çmimin e karburantit në vend. Mësohet se nafta është ulur me 5 lekë dhe benzina me 2 lekë. Nafta do të shitet në treg jo më shumë se 227 lekë/litri, dhe benzina jo më shumë se 210 lekë/litri. Vendimi vjen një ditë para protestës së opozitës. I pandryshuar ka ngelur çmimi i gazit, i cili do të shitet me 74 lekë/litri.

Vendim i Bordit të Transparencës 11.11.2022

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 10.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 957, – 4 nga data 1.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1023, – 40 nga data 1.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje të lehtë në 118.03 ( -1.24 nga data 1.11.2022).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoil për peshkimin është vendosur 133 lek/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

E pushoi nga puna / Punonjësi godet më thikë Kryetarin e Bashkisë dhe shoferin e tij…

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmir Bullari i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale pasi u plagosën me thikë nga Orgest Xhelili. Kokoneshi u godit 4 herë në shpatull dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi i tij është në gjendje të rëndë pasi është plagosur 5 herë me thikë në bark. Kujtojme që Xhelili ishte IT në bashki, (tashmë i arrestuar ) ka kryer krimin pasi u shkarkua nga puna bashkë me gruan e tij e cila mbante postin e drejtoreshës në këtë bashki.

Së fundi sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala, shoferi ka marrë plagë në zonën e brinjëve, ndërkohë që po i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal. Po ashtu bëhet e ditur se goditja me thikë i ka prekur stomakun, zorrën e trashë dhe se ka hemorragji të brendshme dhe se aktualisht po merr gjak.

Ndërkohë që për shkak se po i nënshtrohet operacionit, nuk mund të bëhet transportimi i tij drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Nuk është hera e parë që Kokoneshi përfshihet në një konflikt. Pak kohë më parë është dhunuar nga 32-vjeçari Dritan Senekaj, në mes të qytetit.

Kriza e naftës /Korçari bën ‘pazar’ në Maqedoni, modifikon serbatorin e Benzit dhe…

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, pas hetimit 1-mujor, nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit, finalizuan operacionin e koduar “Siblings”. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dh. F., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Ç., 48 vjeçe, banuese në Korçë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Dh. F. kontrabandonte sasi të konsiderueshme nafte nga Maqedonia, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, me një automjet tip “Benz”, të cilit i kishte modifikuar dhe zmadhuar serbatorin.

Sasinë e naftës të kontrabanduar, 54-vjeçari e transportonte në banesën e motrës së tij, shtetases E. Ç., dhe më pas e shiste te persona të tjerë. Gjatë periudhës hetimore, në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur një sasi prej 300 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases E. Ç., u gjetën pajisje për prodhimin dhe përpunimin e brumit. Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo shtetase ushtronte aktivitetin e prodhimit dhe përpunimit të brumit, pa dokumentacion dhe pa licencën përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Tërmet në tregun valutor , dollari pëson rrënien e papritur….

Dollari amerikan, nga kuotat e 117 lekëve ka rënë në 114 lekë. Euro nuk ka lëvizur, nga kuotat e një ditë më parë, që kapin shifrën e 116.5 lekëve. Rënie të lehtë ka shënuar sot dhe Paundi britanik. Sot, me 11 nëntor 2022, dollari amerikan blihet me 114 lekë dhe shitet me 116 lekë. Euro blihet me 116.5 lekë dhe shitet 117.2 lekë. Paundi britanik sot blihet me 132.7 lekë dhe shitet me 134 lekë.