Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmir Bullari i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale pasi u plagosën me thikë nga Orgest Xhelili. Kokoneshi u godit 4 herë në shpatull dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi i tij është në gjendje të rëndë pasi është plagosur 5 herë me thikë në bark. Kujtojme që Xhelili ishte IT në bashki, (tashmë i arrestuar ) ka kryer krimin pasi u shkarkua nga puna bashkë me gruan e tij e cila mbante postin e drejtoreshës në këtë bashki.
Së fundi sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala, shoferi ka marrë plagë në zonën e brinjëve, ndërkohë që po i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal. Po ashtu bëhet e ditur se goditja me thikë i ka prekur stomakun, zorrën e trashë dhe se ka hemorragji të brendshme dhe se aktualisht po merr gjak.
Ndërkohë që për shkak se po i nënshtrohet operacionit, nuk mund të bëhet transportimi i tij drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Nuk është hera e parë që Kokoneshi përfshihet në një konflikt. Pak kohë më parë është dhunuar nga 32-vjeçari Dritan Senekaj, në mes të qytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.