Aksident i çuditshëm në Korçë- Bilisht / “Benzi” merr përpara kopenë e deleve, shtyp 30 prej tyre

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë- Bilisht në afërsi të fshatit Vranisht. Mësohet se një mjet tip “Mercedes” me shpejtësi të lartë ka goditur në mes tufën me dele që po kalonte rrugën. Gjithashtu pronari i mjetit është një shtetas i cili banon fare pak larg vendit të ngjarjes. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë pastrimin e aksit të përgjakur nga bagëtitë e vrara. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

Pas intervistës prekëse, Doktorin e ‘Fiks Fare’ do të shohim sërish në ekran

Gentian Pjetri ose ndryshe i njohur me emrin “Doktor” tashmë do të rikthehet në ekranet shqiptare pas një largimi të gjatë nga bota e televizionit. Por rikthimi i tij me një intervistë i preku të gjithë me rrëfimin e sinqertë duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Por pas intervistës, duket se kthimi në ekran ka qenë shumë pranë pasi sot iu bashkua moderatorit Flavio Qarri, në moderimin e emisionit të mëngjesit “KAFE SHQETO” tek Syri TV. Mesa duket Gentjan Pjetri shoqëron do të shoqërojë moderatorin në rubrikën ‘Calling Flavio’, duke dhënë komente edhe për temën e ditës.

U akuzua për dhunë ndaj nxënësve/ Reagon mësuesi në Bilisht: “Akuzat të stisura nga kolegë, që keqpërdorin fëmijët

I kontaktuar me telefon nga A2 CNN mësuesi i akuzuar për dhunë ndaj nxënësve në Bilisht, Alban Fetolli ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij . Ndër të tjera Fetolli shton se të gjitha janë akuza të stisura, gjë për të cilën dyshimet më te forta i ka tek disa kolegë. “Unë kam 30 vjet që punoj dhe kontribuoj ne arsim dhe kurrë nuk kam pasur probleme të tilla edhe në kohën kur kam qenë drejtues i ZA Devoll apo pozicione të tjera, nuk kam pasur probleme kurrë me kolegët aq më tepër me nxënësit. Prej 30 vitesh punoj me pasion për edukim, nuk kam pasur kurrë as thyerje displinore apo vërejtje për punën time, jam i bindur akuzat janë të stisura nga kolegë, të cilët keqpërdorin fëmijët, koha do ti vërtetojë” ka deklaruar Fetolli

Rama vizitë në bastionin e emigracionit: “Edhe në Angli fshatrat po zbrazen…

Nga Tropoja qytet prej të cilit ndër vite kanë emigruar shqiptarë të cilët tashmë jetojnë në Lindje të Londrës në zonat Luisham dhe Barking, kryeministri Edi Rama e justifikoi largimin e tyre me një koment të një gazetareje britanike. “Vetëm vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur sapo për të ardhur.

Shqiptarët sot, – thoshte, – po bëjnë atë që bota e ka bërë qysh në lindje të saj, po bëjnë atë që ne, kur kemi qenë më pak të pasur se sot, e kemi bërë shumë më tepër se këta në një kohë tjetër dhe po bëjnë atë që sot e bëjnë edhe njerëz të këtij vendi, domethënë të Britanisë, që jetojnë nëpër zona të vështira, se ka dhe atje zona të vështira, dhe që vijnë në Londër”, tha Rama.

Tek sa kryeministri fliste nga Tropoja, në Shkodër Presidenti Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, Angelo Massafra, i kërkoi qeverisë të ndalë zbrazjen e Shqipërisë nga të rinjtë. Kryeministri Rama dha këtë koment.

“Ne shikojmë fshatrat tonë edhe themi që po ikin të rinjtë, po të shikojmë sa fshatra ka në Angli që ka vetëm të moshuar? Është trend i përgjithshëm. Problemi është që ne këtu të rrisim mundësitë dhe të rrisim të ardhurat, ky është problemi jonë; si të zgjerojmë mundësitë dhe të rrisim të ardhurat dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi, jo gjithçka që duam, shembujt janë shumë të rëndësishëm”, tha Rama.

Zjarre nga të gjitha anët, pas Gurit të Cjapit ,flakët përfshijnë edhe Moravën në Korçë(Video)

Shfaqet një tjetër vatër zjarri në pjesën e dukshme të Malit të Moravës në Korçë, pranë pikës turistike, ndërkohë që flakët janë aktive prej disa orësh .Mendohet se kjo vatër mund të jetë vazhdimi i zjarrit të rënë mbrëmjen e djeshme në afërsi të Gurit të Cjapit. Era e fortë mund të jetë shkaktarja për shpërndarjen e flakëve. Terreni i thyer malor e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke bërë që për shuarjen e zjarrit të përdoren mjete rrethanore si kazma dhe lopata. Kjo është vatra e katërt e zjarrit në qarkun e Korçës për ditën e sotme, pasi ka rënë zjarr edhe në zonat e Gurit të Cjapit në Bozdovec, në Radat Leskovik dhe Jollë të Pogradecit.

U kapën me drogë në makinë ,arrestohen 3 të rrinjtë në Korçë

Sekuestrohet një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Knock Down 2”, të finalizuar më datë 28.10.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të dyshuar si të implikuar në këtë aktivitet kriminal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • S. J., 31 vjeç, J. R., 19 vjeç dhe E. T., 35 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se këta shtetas ushtronin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Korçës, organizuan punën dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre në rrugën Ravonik-Korçë, gjatë kohës që ata po lëviznin me automjetin tip “Renault”, që drejtohej nga shtetasi J. R. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. J., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gazetari: “Rama është më i fortë se kurrë, edhe pa komisonere e mund Berishen tani….

Ergys Mërtiri, deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit se Rama nuk do të ketë nevojë fare t’i vjedhë zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, sepse do t’i fitojë, duke qenë se është më i fortë se kurrë. “Ramës nuk i duhen fare komisionerët, nuk i hyjnë në punë. Në situatën ku janë zgjedhjet sot, Rama nuk ka nevojë të blejë njeri, sepse sot është më i fortë se kurrë.

Nuk i duhet as Basha, as Alibasha, sepse ajo çfarë i ka bërë Berisha PD-së, çfarëdo që bëjnë këta, Rama do të vazhdojë të jetë në pushtet dhe nuk ka nevojë as t’i vjedhë votat më. Dhe në mënyrë cinike mund ta themi se Berisha ka kontribuar në dekriminalizmin e Edi Ramës. Atij nuk i duhen më as kriminelët për të vjedhur votat, as oligarkët.

Këto akuza për shitje-blerje votash janë kot, sepse është mbyllur tregu. Rama e ka kapur tregun dhe është oligarku i vetëm, është princi i Makiavelit dhe ka gjithçka në dorë vetë e është i aftë të fitojë zgjedhjet lirshëm fare dhe ska nevojë të harxhojë lekë.

Ylli Rakipi: Po pse po lufton Rama kaq shumë?

Ergys Mërtiri: Rama s’po lufton fare.

Ylli Rakipi: Berisha, edhe duke mos ekzistuar fare shkoi dhe i mori Shkodrën.

Ylli Rakipi: Jo. Rama kurrë nuk të lë gjë në zgjedhje, sipas meje.

Ergys Mërtiri: Rama në Shkodër nuk pati asnjë lloj impenjimi. Faktorë të rëndësishëm si Tom Doshi nuk kanë qenë fare atje.

Kryetar i bashkisë që do like në Fb/ Reagon Koti :”Situatë komike ,Raqi është hija e Nikos ku çdo vendim e merr ai…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar kryebashkiakun e Korcës, Sotiraq Filo ku ka publikuar formen me te ulet sesi ushtrohet presion ndaj punonjësve te administratës për të pëlqyer të gjitha postime në Facebook të Filos. Sorina Koti, deputete e PD Korçë ishte e ftuar këtë mëngjes në ‘Kafe Shqeto’ ku u shpreh se kjo situatë shpesh kthehet komike…

“Vërtet situata shpesh kthehet komike sepse të mendosh se kërkohet në këtë form të bëhet like në administrata është komike. Situata është agravuar dhe duke qenë se Raqi e ka për mandat të katërt këtë garë janë shumë në presion. Raqi është hija e Nikos ku çdo vendim merret nga Niko dhe njerëzit e tij. Kjo është një gjë që nuk e them unë por e thontë të gjithë në Korçë, por duhet Raqi dhe Rama e promovon nëpër foto.

Unë besoj se qytetarët do votojnë ndryshe këtë radhe por edhe vetë administrata e ndjen se nuk kanë më çfarë të japin”, u shpreh Koti.

Aksident i frikshëm në Devoll, mercedesi perplas 13-vjeçarin , dërgohet me urgjencë ….

Një fëmijë 13 vjeçar është aksidentuar nga një makinë tip Benz në fshatin Qytezë, Devoll. I mituri është dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2022, rreth orës 15:05, në fshatin Qytezë, Devoll, shtetasi T. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një 13-vjeçar, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi T. D., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

“Na goditi me bidon uji”/ Pezullohet mësuesi gangster në Devoll pasi rrihte nxënësit

Një rast i pa pazakontë ka ndodhur në Shkollën “Dritëro Agolli” në Bilisht, ku mësuesi i gjuhës angleze ka dhunuar disa nxënës. Një nxënës deklaroi për mediat se mësuesi i ka goditur me bidonë uji, disa ditë më parë gjatë orës së mësimit. Ai thotë me tej se mësuesi e kishte ngritur në tabelë, por ai nuk ishte përgatitur dhe e kishte goditur me shuplakë në faqe. Nxënësi thotë se mësuesi edhe mund të kishte pirë ndonjë gotë…. Sipas nxenesit , mësuesi Alban Fetolli ka goditur edhe 4 nxënës të tjerë. Vendimi për pezullimin e tij nga puna është marrë nga DAR. Më herët drejtorja e DAR, Vinjola Rota, tha se ngjarja po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollës dhe po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore ndersa nuk mungojnë edhe interpretimet si nje rast tendecioz dhe politik i stisur….

Njihuni me fshatin italian që nuk flet italisht

I mbiquajtur “Provence e Vogël” e Italisë, Sancto Lucio de Coumboscuro është një fshat i izoluar në pothuajse çdo kuptim. I ndodhur pranë kufirit midis Piemontes të Italisë dhe Francës, vizitorët duhet të fluturojnë për në Torino, të marrin një tren dhe më pas një autobus për të shkuar në fshat. Ata që udhëtojnë drejt këtij fshati, do të pyesnin nëse janë në vendin e duhur, veçanërisht kur vendasit u thonë mirupafshim me “arveire” dhe jo me “arrivederci”.

Gjuha zyrtare është provansale, një dialekt i lashtë mesjetar neolatine i oksitanishtes, gjuha e folur në të gjithë rajonin Occitania të Francës. Në fshat mbahen shpesh festivale dhe parada të kulturave popullore që festojnë traditat provansale. Vetëm rreth 30 e më shumë njerëz jetojnë në fshat dhe jeta nuk është aspak e lehtë për vendasit. Energjia elektrike shpesh mungon për javë të tëra gjatë dimrit, ndërsa lidhja me internet është minimale. “

Ne nuk kemi televizor. Nuk të mungon ajo që nuk keni pasur kurrë në fillim.

Kur ka ndërprerje të energjisë elektrike për 15 ditë rresht, nuk ka arsye për panik: ne thërrasim gjyshërit tanë për llambat e vjetra të naftës”, thotë për CNN banorja vendase Agnes Garrone, 25 vjeç. “Jam mësuar të zgjohem në agim për të kullotur delet. Punoj 365 ditë në vit, zero pushime.

Roumiage, një pelegrinazh shpirtëror nga Provence në Coumboscuro, mbahet këtu çdo vit. Nuk njoh Krishtlindje dhe Vitin e Ri, sepse edhe gjatë festave, kopetë e mia kanë nevojë për të ngrënë dhe për t’u kujdesur. Është një jetë sakrifice, por është shumë shpërblyese kur sheh lindjen e një qengji”, thotë ajo./abcnews.al/

Edhe pse eliminohet nga Liga e Konferencës Daja shkruan historinë edhe me Ballkanin ,ja sa fitoi ekipi nga europa

Ballkani ka përjetuar vitin më të suksesshëm, pasi kanë shkruar me gërma të arta historinë. Skuadra nga Suhareka fitoi për herë të parë titullin kampion në Kosovë, teksa menjëherë pas suksesit madhështor u kualifikuan për të parën herë në grupet e një kompeticioni të UEFA-s. Kjo padyshim është meritë e trajnerit Ilir Daja i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme në krye të skuadrës pas historisë që krijoi edhe me Skenderbeun.

Ballkani u eliminua nga Liga e Konferencës, por falë teknikut shqiptar ekipi ka përfituar miliona euro. Një shifër prej 2,940,000 eurosh është përfituar që në momentin që klubi është kualifikuar në fazën e grupeve, ndërsa 666 mijë të tjera janë arkëtuar pas një fitoreje dhe një barazimi të arritur në këtë fazë.

Në total janë 3 milionë e 606 mijë euro të fituara nga Ballkani. Një shifër mjaft e lartë për një skuadër nga Kosova, të mjaftueshme për t’u kthyer në një superfuqi në kampionatin vendas. Përfundimisht Ballkani është shembulli më i pastër se nuk mjafton vetëm historia dhe e shkuara për t’u ngjitur lart në futboll.