Kod Unik për çdo ndërtesë e truall në Shqipëri, ja çfarë ndryshon te ligji për adresat

Adresave në Shqipëri do t’u shtohet edhe një element i ri; Kodi Unik. Në këtë mënyrë, sistemi i adresave do të bëhet me 9 elementë përbërës. Kodi unik, identifikon në mënyrë unike vendndodhjen e çdo ndërtese apo trualli të lirë, në shkallë vendi. “

Ky kod ka për synim lehtësimin e memorizimit të adresës për shtetasit në Republikën e Shqipërisë dhe krijimin e mundësisë për aksesimin e herëpashershëm të dokumentit unik shtetëror, pra Regjistrit Kombëtar të Adresave, që përmban elementët përbërëse të adresës.

Gjithashtu, kodi unik nevojitet për të patur një vlerë të minimizuar të shkëmbimit të informacionit midis databazave kombëtare pa qenë e nevojshme që të kalojë i gjithë informacioni me tetë elementët e adresës, por të realizohet edhe përmes 1 (një) elementi të vetëm” shkruhet në relacionin e projektligjit që ndodhet në proces konsultimki publik.

Ky projektligj është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe Drejtoria e Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator në Ministrinë e Brendshme./ Scan

Mediat greke nxjerrin foton e shqiptarit që tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren

Me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Pire, mediat greke kanë bërë publike të dhënat e identitetit, fotografitë, si dhe akuzat e ngritura ndaj 28-vjeçarit shqiptar që tentoi të përdhunojë një 20-vjeçare greke në Nicë. Bëhet fjalë për Kledi Sulollarin, i cili u arrestua më 6 nëntor nga policia dhe ndaj tij u ngrit akuza për tentativë përdhunimi dhe lëndim të rëndë.

Sulollari u arrestua herët mëngjesin e së dielës së 6 nëntorit, në Nicë, pasi ndoqi një 20-vjeçare teksa ajo po lëvizte për në shtëpinë e saj dhe e kishte imobilizuar me qëllim përdhunimin e saj.

Vajza ka tentuar ta pengojë duke kërkuar ndihmë dhe më pas 28-vjeçari e ka sulmuar me grushte në kokë duke e plagosur. Pas kësaj ai është arratisur për tu arrestuar më vonë. Nga Drejtoria e Sigurisë së Pireut po hetohet për mundësinë e përfshirjes së tij në ndonjë krim të ngjashëm.

Vajza ka tentuar ta pengojë duke kërkuar ndihmë dhe më pas 28-vjeçari e ka sulmuar me grushte në kokë duke e plagosur. Pas kësaj ai është arratisur për tu arrestuar më vonë. Nga Drejtoria e Sigurisë së Pireut po hetohet për mundësinë e përfshirjes së tij në ndonjë krim të ngjashëm.

Sherri në Devoll/ Protagonistët marrin 32 ndeshje pezullim nga Disiplina…

Komisioni i Etikës e Disiplinës në FSHF ka përdorur grushtin e hekurt ndaj protagonistëve të sherrit në Devoll në takimin Devolli-Labëria. 32 ndeshje në total për ‘sherrxhinjtë’ e Kategorisë së Dytë, në një ndeshje me incidente të forta. Dy futbollistët, Caushaj i Labëria dhe Nallbati i Devollit janë dënuar me 10 ndeshje. I ka dalë më mirë lojtarit tjetër të vlonjatëve Mirani, i dënuar me 4 ndeshje. Zyrtari i klubit devollit Egi Malësia pezullohet për 8 javë. E ka pësuar edhe fusha në Devoll, e skualifikuar për 5 takime.

NGJARJET NË DEVOLL

KF Devolli, e pëson për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës. Ndaj klubit rëndon dështimi në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke lejuar hyrjen brenda rrethimit të fushës të personave të pa autorizuar. Si pasojë u shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës. Në bazë të neneve 50, 63, 64/3/b dhe 65/3/c të KDS, dënohet me zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë. Si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

Lojtari i Laberia FC, Xhuliano Mirani, e pëson për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Devolli, Fabian Nallbati, e pëson për sulm ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Laberia FC, Albano Caushaj e pëson për sulm ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Devolli, Egli Malesia, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Ori Nebiaj flet si deputete në “Përputhen”: Më dridhen gjunjët, se nuk është një punë me rrogë…

Moderatorja dhe tashmë deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Oriela Nebiaj ka folur rreth përjetimeve që ka kaluar ditët e fundit për faktin se vendi i Grida Dumës në Kuvend i kalon asaj. Në nisje të emisionit që moderon prej muajsh, ‘Përputhen’, Nebiaj u urua nga analisti Arjan Konomi. Ai u shpreh se nuk ka ndodhur ndonjëherë që këtë emision ta prezantojë një deputete. Nebiaj pranoi se ka ende emocione mirëpo shpreh dhe dyshimet e saj për këtë post të ri. Ajo shton se ndjen se politika shqiptare nuk po përfaqëson asnjeri e se ka frikë se do jetë e vetme në seancat parlamentare.

BISEDA:

Ori Nebiaj: Shumë gjëra nuk po merren vesh së fundmi…

Arjan Konomi: S’ka bërë vaki ndonjëherë që Përputhen ta prezantojë një deputete. Urime, si ndihesh që ke ardhur për të regjistruar këtu dhe duke qënë me statusin e deputetes.

Nebiaj: Më dridhen gjunjët, për përgjegjësinë e cdo vote që peshon sot mbi mua më shumë se kurrë. E gjithë stërmundimi që kam është në lidhje me këtë, të gjitha përmendjet e emrit të emisionit në Kuvend sikur thërritën njëra tjetrën. A shumë sa e kanë përmendur duket si trajtim. Jam akoma e nxehtë me përjetimin tim.

Doja të isha në parlament për të gjithë ata që më votonin. Kur mora vesh dorëheqjen e Dumës do isha në radhë, e dija. E shihja të largët se nuk është një punë me rrogë, është një përgjegjësi që duhet ta marrësh përsipër. Sot më duket sikur arena politike nuk përfaqëson askënd, më duket sikur do jem vetëm aty. I detyrohem shumë ekranit të Top Channel për emocionet që më ka dhënë.

Njihuni me motin/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për fundjavën …

Për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare. Në relievet malore në verilindje të vendit reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët.

Sipas SHMU në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë luginave. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 16m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:                           

në zona malore 3 deri 15°C

në zona e ulëta 3 deri20°C në zona bregdetare 10 deri 21°C

E moshuara nga Pogradeci me lot në sy: “Nuk kam bukë të ha ,nuk më japin pensionin(Video)

Një e moshuar nga Pogradeci e cila kishte punuar për 25 vite si infermiere nuk mund të marrë pension pasi i ishin grisur listë pagesat. Me lot në sy e moshuara rrëfen se ka 10 vite që ka dalë në pension por nuk ka marrë asnjë lekë për vitet e punës që ka punuar, ndërsa rrëfeu se jeton bashkë me bashkëshortin për me vetëm 70 mijë lekë të vjetra.

Jetoj me 70 mijë lekë. Jam mbytur me borxhe. Kam punuar për 25 vite si infermiere por nuk marr pension pasi janë grisur listë pagesat. Kërkoj nga shteti të më japë një zgjidhje. Shkuam edhe në Korçë ku i gjetëm sigurimet shoqërore, por nuk mund ta ndjek rastin, pasi avokatja më kërkoi 5 milionë lekë, nuk kam ku t’i gjej”, shprehet e moshuara.

Ndërkohë që kunata e cila shoqëronte të moshuarën tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj ushqehen vetëm një herë në ditë.

“Këta hanë bukë vetëm njëherë në ditë, se kam qenë unë tek shtëpia e këtyre. Kur më bie dera i them burrit erdhën të kërkojnë lekë.

A duhet të kesh frikë t’i hapësh derën kunatës se po vjen të kërkojë lekë. Kjo ka 25 vite punë dhe nuk merr asnjë lekë, çfarë të bëjë”, rrëfen kunata e të moshuarës për ABC News.

Vetëm 10 vjeç, por prej tre vjetësh i jep kamionit: “Ndihmoj babin(Video)

Ergen Arra është një 10-vjeçar i apasionuar pas kamionëve. Në një intervistë për Euronews Albania, ai thotë se mesi pret të mbushë moshën që të marrë patentën si kamionist.“Me kamion dua të udhëtoj botën”, thotë Ergeni. Ai është djali i vogël i familjes. Vite më parë ka pësuar vdekje klinike. I është dashur të qëndrojë spitaleve për shumë kohë, duke mbetur pas me mësime.

E vetmja gjë që e plotëson është të ngasë kamionçinën, edhe pse në një moshë që është e ndaluar për të pasur një patentë.

“Unë kam tre vite që i jap kamionit, ma ka mësuar babi”, thotë vogëlushi.

Ergeni është ortaku më i mirë i babit të tij në punët që të ofron fshati.

“Kemi dy kamionë, babi bën punë tjetër, unë punë tjetër që të ndihmoj babin. Fitoj 15-20, 25 me qenë larg” , shprehet Ergeni.

Kur e pyesim se çfarë talenti ka, na jep këtë përgjigje: “Talentin ja ku e kam” (kamioni)…

Uji i burimit të “Syrit të Kaltër” me tubacion në Puglia: “Ju do përfitoni hapjen e vendeve të punës”

Italianët nuk heqin dorë nga ideja e vjetër për ndërtimin e një ujësjellësi nga Shqipëria drejt Pulias, ndërsa jugu i Italisë përballet gjithnjë e më shumë me thαtësirën. Ideja që dikur iu propozua Fatos Nanos për të çuar me tubacione në jug të Italisë burimin e “Syrit të Kaltër” të Delvinës, tashmë është konkretizuar me një studim.

Sipas presidentit të Pulias Michele Emiliano, si dhe krerëve të Komfindustrisë Bari-Bat, do të duheshin 1 miliardë euro dhe 4 vite punë për ndërtimin 85 kilometrave tubacione nënujore nga Gjirokastra deri në Brigjet e Pulias.

“Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore, ne kemi dhe fatin që kemi marrëdhënie shumë të mira me ta. Jo vetëm që do të zgjidhnim problemin e furnizimit me ujë, por edhe vetë Shqipëria do të përfitonte diçka.

Pasi do të hapeshin rreth 8 mijë vende pune direkte dhe indirekte”, u shpreh Emiliano, i cili i ka dërguar një letër Rαmēs për këtë propozim, raporton Corriere it.

“Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krίzën e ujit në mënyrë parandaluese. Ne mund t’i japim jetë një projekti të madh dhe ambicioz:“ Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krίzën e ujit në mënyrë parandaluese. Ne mund t’i japim jetë një projekti të madh dhe ambicioz:

Nënkomisarja e Elbasanit “godet” me deklaratën:” Jam e virgjër dhe…

Anisa Kostani, nënkomisarja e Policisë së Elbasanit, është një nga personat që prej kohësh komentohet edhe nga mediat rozë. Së fundmi ajo ka goditur sërish me një deklaratë në rrjetet e saj sociale. Teksa i përgjigjet pyetjes së një ndjekësi, ajo shprehet se “është ende e virgjër”: “Sigurisht që po! Si mund ta çoni në mend njëherë, duke ditur që unë jam e pamartuar!”

Erion Veliaj takon Papa Franceskun në Vatikan (Video)

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj takon Papa Franceskun në Vatikan.“Një kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me Papa Françeskun në Vatikan me skuadrën e Kryeqytetit të Rinisë – plot kujtime për vizitën e parë apostolike të Papa Françeskut në Tiranë dhe mbresat e një Shqipërie që vrapon në vëllazëri besimesh, pavarësisht së kaluarës së hidhur!” shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Eja, të shtunën të pres në shesh/ Rudina Hajdari mesazh shqiptarëve: “Një grusht i vogël kanë kapur vendin prej fyti…

Ish-deputetja Rudina Hajdari përmes një video-mesazhi ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në prostesëtn e së shtunës, e cila është iniciuar nga opozita. Ajo thotë se grusht i vogël njerëzish kanë kapur vendin prej fyti, duke i marrë gjithçka, nga fondet publike tek pasutitë natyrore, ndaj sipas saj të gjithë bashkë duhet të ngrihen që vendi t’u kthehet qytetarëve të vet.

“Një grusht i vogël njerëzish kanë kapur vendin prej fyti dhe ikanë marrë gjithçka, nga fondet publike tek pasutitë natyrore. Kjo është arsyeja se përse Shqiipëria nuk po ecën përpara. Ama nëse ne të gjithë bashkë kërkojmë me forcë që vendi të na kthehet ne në pronësi, qytetarëve të vet.

Ne do ia dalim që ta çlirojmë dhe ta shpëtojmë të ardhmen tonë. Prandaj në 12 nëntor iu ftoj që të dalim në shesh në orën 16:00, do të jemi dhjetëra e qindra e mijëra. Është e rëndsishme që të mos mungosh as ti që më dëgjon. Eja të pres në shesh, të luftojmë së bashku për familjet tona, për bizneset tona, për ëndrrat tona. Ju mirëpres!”, thotë Rudina Hajdari.

Vrasja që shokoi Greqinë / Shqiptarin e grabitën dhe e groposën se kishte 10 mijë euro me vete….

Në Greqi, konkretisht në një plazh në Kalamata u gjet i groposur 31-vjeçari shqiptar, Eni Dollani. I ndjeri nga qyteti i Gramshit u gjet i vrarë të martën në bregdet nga një banor i zonës që shëtiste me qenin. Viktima kishte shkuar në Kalamata për punë sezonale, për të vjelë ullinj, ndërsa dyshohet se kishte me vete 10 mijë euro mbrëmjen ku tre persona i morën jetën në mënyrë tragjike.

Mediat greke shkruajnë se i ndjeri ka darkuar me autorët mbrëmjen e së dielës në një lokal në Kyparissia, teksa në xhep kishte eurot. Sipas ekspertizës autorët e kanë goditur shqiptarin me sende të forta në kokë dhe më pas e kanë varrosur për të fshehur krimin.

Pas ngjarjes, kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, treguan imazhin e tre personave të dyshuar si autorët e vrasjes së të riut . Ata mësohet se janë dy 30-vjeçarë, një shqiptar dhe një greke, ndërsa është shpallur në kërkim autori i tretë. Dy të arrestuarve iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat dyshohet se vijnë nga grabitja e viktimës.

Ministri Peleshi : “Nga janari 7 mijë ushtarakëve do u rritet paga me 7%

Pagat e të gjithë personelit të ushtrisë shqiptare do të rriten me 7% duke filluar nga Janari 2023 kur hyn në fuqi edhe buxheti i ri. Lajmin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi .Gjatë fjalës së tij në Parlament ku prezantoi shkurtimisht buxhetin 2023 për institucionin që ai drejton, ministri Peleshi foli me shifra konkrete.

“Kam një lajm të jashtëzakonshëm për të gjithë ushtarakët, rreth 7 mijë ushtarakë, që do përfitojnë një rritje të re të pagës me këtë buxhet. Nga 1 Korriku të gjithë ushtarakët marrin 30% më shumë pagë. Në Janar 2023 ky buxhet mbi këtë 30% shton edhe 7%. Që do të thotë në total rritje 40% e pagës.

Një ushtarak që merrte pagën me të ulët 500 mijë Lekë në 2022 tani do të marrë 700 mijë Lekë dhe kjo është paga më e ulët. Ky është një vizion i qeverisë shqiptare, është një premtim i Kryeministrit”, u shpreh ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.